Vriten pesë ushtarë të NATO-s në Afganistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2014, 08:59
Pesë ushtarë të NATO-s janë vrarë gjatë një incidenti në Afganistan. Lajmi konfirmohet nga Forca e Ndihmës së Sigurisë Ndërkombëtare (ISAF). Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë 9 qershor, por nuk japin me shumë detaje.ISAF aktualisht kontribuon në Afganistan me ushtarë nga 50 vende.Militantët talebanë kanë rritur sulmet përpara tërheqjes së planifikuar të shumë trupave të huaj.Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka konfirmuar shtetësinë e këtyre viktimave.Afganistani Jugor është zemra e lëvizjes së talebanëve dhe kryengritësit shpesh sulmojnë forcat e sigurisë në këtë rajon.Afganistani këtë javë do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.