Luan Starova në "Ora Kulturë": Librat e thjeshtë tregojnë fenomene më të ndërlikuara
Luan Starova, akademiku nga Shkupi, rrëfen në “Ora News”, jetën jashtë Shqipërisë dhe veprimtarinë e pasur letrare.Starova, në emisionin “Ora Kulturë”, ka folur për librat e tij të përkthyer në shumë gjuhë të botës. Autori i “My father’s book dhe “ Koha e dhive”, si libra që nxjerrin në pah fatin e familjes shqiptare, tregon arsyen se përse këto libra janë akoma aktuale.“Libri nuk është mall që shitet, ai është i shenjtë. Ai duhet t’i përmbahet fillimisht jetës dhe thjeshtësisë. Edhe autorët më të mëdhenj në botë shkruajnë romane të thjeshtë. Unë kam menduar se nëpërmjet një rrëfimi të thjeshtë mund të tregohen edhe fenomene shumë të komplikuara",-tha ai.“Qytetar Nderi” në Pogradec, por i larguar prej 70 vjetësh nga Shqipëria, ai ka marrë me vete kulturën, identitetin shqiptar dhe vetë Shqipërinë.Ai ka konsideruar Faik Konicën si universitetin e tij më të madh dhe veten para tij, Frashërit e De Radës e ka quajtur shumë të “vogël”.Ai nuk lë pa përmendur dhe vlerësuar për ndihmën dhe bashkëpunimin në librat e tij si përkthyes, të ish ambasadorit të Frances në Shqipëri në 1995, Patrick Christmant, si njeriu që donte shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.INTERVISTA E PLOTE e Luan Starovës, shkrimtarit që librat ia trashëgoi babaiKeni qenë prezent shumë herë në Shqipëri me motive zyrtare por edhe personale, dua të pyes motivi i ardhjes dhe qëndrimit të gjatë kësaj here cili është?Motivi konkret është ftesa që më bëri institucioni i poetekës që ekziston akoma në Shqipëri prej disa vitesh dhe që ka një reputacion mjaft të madh ,udhëhequr prej drejtorit të saj Arjan Leka. Është një organizëm që i bashkon shtetet e Europës Juglindore, të cilët fiancojnë këtë qëndrim të shkrimtarëve në shtëpitë e shkrimtarëve në disa qytete të Europës Juglindore. Kjo ardhje në Shqipëri , ka aspektin e disa ardhjeve fizike, mirë po kjo ka qenë një ardhje që e kam pregatitur në vetvete ose ka qënë një ecje në vetvete. Ngjarja më e rëndësishme që ndodh në këtë ardhje të përgatitur ka fermentuar në vepren time letrare. 2003 e cila është një datë shumë e rëndësishme për mua të ardhjes në Shqipëri për shkak se qyteti i Pagradecit më zgjodhi si “Qytetar Nderi”. 60 vjet para kësaj date në 1943, familja ime largohet nga Shqipëria dhe deri në ditët e sotme kalon një lloj egzili jashtë Shqipërisë. Këtë ikje e kam programatizuar në veprën time letrare sidomos pas moshës 50 vjeçare. Këtë ardhje në Shqipëri e konsideroj edhe si një kthim të madh, pasi që prej moshës 3 vjeçare sëbashku me familjen kemi lëmë Shqipërinë. Kanë kaluar 70 vjet që jam larguar nga Shqipëria. Shqipërinë , kulturën , identitetin shqiptar, i kam patur si një pjesë përbërëse të jetës time dhe familjes time.Nga sa përmendët në një farë menyre keni jetuar kohën e dhive, kohën e ngjalave, kohën e jeniçerëve, kohën e dashurisë, pasi keni lënë mbrapa të gjithë detyrimet diplomatike , a jeni duke e jetuar kohën e shkrimtarit, jeni në një vrull të ri për të përmbyllur ciklin e veprave tuaja?Kohën e shkrimtarit e kam jetuar gati gjatë gjithë jetës, që në momentin që kam filluar të shkruaj. Duhet thënë se unë jam formuar në Maqedoni, në Francë dhe një pjesë të madhe kam kryer letërsinë frenge. Edhe jam formuar si profesor , kam qenë pedagog për një kohë të gjatë. Kam studiuar në Zagreb, më tej jam specializuar në Paris. Deri në moshën 50 vjeçare e kam studiuar Ballkanin dhe historinë e tij dhe jo vetëm studiuar po edhe i kam jetuar . Unë i bëja disa pyetje vetes, me eksperiencën që kam , me këto gjëra që ndodhin, pastaj është edhe rënia e komunizmit , dalja e Shqipërisë nga izolimi , demokracia. Të gjitha këto fenomene kam dashur t’i shpjegoj ose t’i kërkoj si shkrimtarë në një vepër letrare. Jam ballafaquar me historinë shqiptare , që është mjaft atipike, mjaft e veçantë, jo vetëm në Ballkan por edhe në botë, duke filluar prej gjuhës, duke filluarv prej traditave, duke filluar prej shkrimtarëve të saj , prej rilindjes që është formuar edhe larg shqipërisë. Kam dashur ta pozicionoj veten qe t’i dal kësaj historie. Çërçilli ka thënë një shprehje qe Ballkanasit prodhojnë me shume histori sesa janë në gjendje ta përtypin , ta konsumojnë. Unë kam dashur të merrem me kete histori, historigrafite ballkanase nuk kanë qënë kaq reale . Shqipatrët shpeshherë në histori janë të diabolizuar, u janë bashkuar shumë faje që si kanë bërë. Ka patur histori vëllavrasëse, që s’kanë bërë dëm të madh, dhe kam dashur disi që të kuptohemi ne , që të kuptohet Ballkani, ia kam nisur si të them një historie të një familjeje. Familja ime mund të jetë familja ime , por dhe mund të mos jetë. Nëse i ka rrënjët në letërsi atëherë ajo është e suksesshme dhe familja për ne shqiptarët në histori ka qënë në faza shumë të ndryshme. I ka përmbajtur të gjitha funksionet. Ka qënë piemont i një qëndrese. Kam dashur një situatë më specifike duke marrë parasysh se familja për të cilën flas ka qënë një lloj ekzili në Ballkan dhe është degëzuar në vende të ndryshme , në Turqi, në Europë, në Amerikë, në Australi, dhe jam munduar ti gjej kooordinatat e saj nëpërmjet një rrëfimi që s’ka të bëjë me një lloj rrëfimi histografik. Me historinë që na ka viktimizuar në të gjitha kohërat. Unë trashëgova prej babait mjaft libra, që kishte studiuar në vitet ’20, madej në vitet ’10 në Pogradec kishte qënë përkthyes i frengjishtes , kështu që kishte trashëguar shumë libra, dhe pas ikjes së tij , ato libra i kam trashëguar, se isha i vetmi që meresha me letërsi. Pas disa vitesh kisha një lloj emocioni shumë të rëndë , fillova të shfletoj dhe hasja dita ditës pika hiri, sepse ai pinte cigare shumë, dhe shpeshherë harronte të shkundte hirin në tavollën që nëna ia vinte pranë , në vendet që ai ishte koncentruar më shumë , mua më dukëj sikur e zbuloja. Kështu librat e babait u shndërruan në një lloj metafore të librave historik.A ka ndonjë lloj rreziku kur merr përsipër të përshkruash tema të tilla,ose për një adhurim të babait dhe të nënës në rastin tuaj, ose një rrezik siç ka ndodhur në historitë botërore për një pornografizën familjar?E kam parasysh këtë moment, kam një lloj përgatitje teoriko-letrare si profesor i letërsisë teorike , gati 40 vjet dhe shumë kam menduar për këtë distancim që duhet bërë mes atij auobiografik dhe atij autofictions. E kam menduar shumë, mirë po është ai leksioni i parë në letërsi i tipizimit të personazheve, “Në kohën e dhive” dhe në romanë të tjera, nuk identifikohet babai dhe nëna qoftë me emër , qoftë me fe apo etni. Shumë lehtë libri ka kaluar prej njërës gjuhë në tjetrën, dhe ky mesazh është i kuptuar. Aty rrezikon të kalojë në anën e biografisë dhe të humbet aspekti letrar , dhe të prishet barazpesha.Kemi parë që kopertina e librit “My father’s books”, është më një foto reale të familjes tuaj. Ka patur shumë jehonë trajtimi që i është bërë. Kam parë dhe kritikat ndaj librit në momentin e promovimit dhe të përkthimit në anglisht të librit tuaj. Franca iu ka nderuar me çmimin më të lartë që jepet për letërsi atje dhe një nga librat tuaj është shpallur “Libri i vitit”. Një treg i madh amerikan ku ju jeni ndër të paktet shkrimtarë që janë përthyer kaq shumë dhe tregu francez ku është elitarë dhe mbështet vlerat. Si i shikoni këto dy tregje të konsumit të historisë?Të them sinqerisht unë me tregje nuk është se jam marrë, edhe nuk e di si funksionojnë këto tregje. Për mua ka qënë kënaqësi të shkruaj një vepër ashtu si e ndjej, dhe si mund ta komunikoj. Për veprën që është shkruar në Shtetet e Bashkuara për kopertinen në faqen e parë ata e kanë përzgjedhur vetë, për mua ka qënë një surprizë qe ata nuk kanë shkuar në stilizim të historisë. Kjo është një përkrahje për atë që kam bërë sepse në një farë mënyre ata e kanë identifikuar atë që kam dashur të bëj, të nxjerrë në pah fatin e familjes shqiptare, e të familjes time me pak fjalë. Edhe pse kishte kritika mjaft interesante ndaj librave të mi, por për treg nuk mund të flitet. Veprat e shkrimtarëve europianë kalojnë në Shtete e Bashkuara vetëm me 3% të produksionit që vjen nga jashtë , kurse në Francë është 30%. Franca e ka pasur dhe e ka atë interesin për letërsinë, si diçka të rëndësishme. Vetë letrat e francezëve janë një mrekulli në vete.Më bën përshtypje temat që keni zgjedhur pë të trajtuar, janë shumë të kapshme, shumë të përditshme , ndërkohë që ju keni jetuar jetën edhe në nivele politike,edhe qasje epike të këtyre temave. Pse keni zgjedhur të merreni me tema shumë të thjeshta , me tema që përshtateni me lexuesin?Shpeshherë kam menduar se si të sillem me shkrimet e mia, në plan të parë duhet t’i përmbahet jetës së vet dhe thjeshtësisë që i sjell jeta. Ju keni sot letërsinë që shitet , ndërsa unë kam afeksion ndaj kësaj. Libri nuk është mall të shitet , libri është i shenjtë. Autori së pari duhet të çlirohet ndaj shtojcave të historisë, dhe ndaj shumë nacionalizmave të tjera . Unë kam menduar se nëpërnjet një rrëfimi të thjeshtë mund të tregohën edhe fenomene shumë të komplikuara. Përshembull “Koha e dhive” , edhe sot është aktuale , atëherë bëhet për një histori të thjeshtë. Shkrimtari ka një shans t’i mbetet besnik vetvetes. Siç përmendëm historinë në Shtetet e Bashkuara, historia e tyre shitet nepër botë, autorët mëtë njohur shkruajnë romane të thjeshtë.Pyetja e radhës ka të bëjë me Faik Konicën , sa jeni ndikuar nga vepra e tij ?Unë s’kam studiuar letërsinë shqipe, por mund të them se Faik Konica ka qënë universiteti im më i madh, një përsonalitet, një njeri që e ka menduar fatin e shqiptarëve në mënyrë më të thellë , ka zbuluar edhe shumë aspekte të së kaluarës. E shtë një ndër fenomenet e ralla, që në moshën 20 vjeçare ka arritur të merret me të gjitha çeshtjet kryesore të vendit tonë , me atë korespondencën 10 vjeçare me Ministrin e Punëve të Jashtme , për të kontribuar për këtë Shqipëri që kemi sot. Konica mbetet thesari më i madh i ideve për shqiptarët , qoftë në letërsi dhe në histori. Ka shkuar në Amerikë duke menduar që në një menyrë më efikase do të kontribojë për fatin e Shqipëisë. Ky ëhtë roli i Konicës, por dhe e një pjese të Rilindsave , është 200 vjetori i De Radës, që mbetet dhe ai një kolos. Ky është rasti i Konicës, Frashërit , De Radës e shumë të tjerë që kanë kontribuar. Ne s’kemi zbuluar asgjë, ne jemi akoma ende shumë të vegjël në krahasim me ata.A janë këta shqiptarë si Konica, Frashëri, De Rada, që i bashkon fati e egzilit, që kanë shkruar në shumë gjuhë?Ata nuk kanë shkruar në shumë gjuhë të tjera dhe shqipen nuk e kanë harruar asnjëhere, shqipen e kanë patur si gjuhë të shpirtit.Një nga përkthyesit tuaj në gjuhën frenge është një emër i njohur edhe për shqiptarët , ish ambasadori i Republikës Franceze në Shqipëri në vitet’95, Patrick Christmant, sepseai është njohës i 18 gjuhëve , dhe ndër to shqipja. Veprat tuaja janë përkthyer në anglisht , frengjisht, turqisht , gjuhë slave deri në finlandisht. A ka patur raste kur përkthyesit janë gjendur në situate të veshtira?Ishte një fat për vepren time që . Unë kam menduar se nëpërnjet një rrëfimi të thjeshtë mund të tregohën edhe fenomene shumë të komplikuara. Përshembull “Koha e dhive” , edhe sot është aktuale , atëherë bëhet për një histori të thjeshtë. Shkrimtari ka një shans t’i mbetet besnik vetvetes iu qas, ishte një njeri që fliste 18 gjuhë , e deshi shumë shqipen dhe Shqipërinë , shqiptarët e deshen po ashtu. Dhe për mua ishte një nder i madh që më përktheu 4 libra. Kemi bashkpunuara shumë ngaqë dinte shumë gjuhë, dhe më ka ndihmuar shumë me veprat e mia.Si roman serik në vazhdim , janë temat ato që e lidhin apo personazhet?Nuk bëhet fjalë për romane serik , secili roman funksionon veçanërisht. Pas kësaj sage, që janë 12-të romane, do vijojë një roman i 13-të, fenomeni i polifonistevë . se si familja e trajton polifoninë , si humbet një zë , dhe si një tjetër.Dua të ndalemi pak tek familja . ju thatë se librat i kishit të trashëguara nga babai , dhe ju keni 3 vajza, si e mendoni trashëgiminë tuaj qoftë letrare , qoftë kulturore, dy nga të cilat merren , njëra me pikturën dhe tjetra muzikën.Ne si prindër i kemi lënë vajzat të zgjedhin atë që kanë pasion, jo të ndikojmë. Ato kanë inklinuar nga arti në një mënyrë ose tjetër , më e madhja është interpretër ndërkombëtare dhe i interesojnë gjuhët. Pastaj Jeta ëhtë flautist dhe i shoqi violinist. Dita është piktore.