Pogradec, 27-vjeçari goditet tri herë me thikë ndërsa luante bilardo

Pogradec –Ka qenë një konflikt pronësie, shkaku që i ka marrë jetën 27 vjecarit Klement Hoxhallari.I riu ka qenë duke luajtur në një biliardo të qytetit të Pogradecit kur është konfliktuar me 35- vjeçarin Elton Bregu. Konflikti i kishte rrënjët në një çështje pronësie, pasi viktima po ndërtonte një objekt në fshatin Starovë e cila do të shërbente si furrë buke, por kjo gjë kundërshtohej nga 35-vjeçari Bregu, pasi ky i fundit pretendonte pronësinë e truallit ku ishte objekti.Pasi janë gjetur në të njëjtin vend, autori i vrasjes, I cili u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin, ka nisur fillimisht debatin me viktimës, më pas sherri ka degjeneruar duke e qëlluar disa herë 27 vjecarin Klement Hoxhallari me thikë.Ndonëse Hoxhallari është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra në qafë, në zemër dhe në bark.Konfliktet e pronësisë janë shndërruar shpesh në mollë sherri, për shkak të kaosit nga mbivendosja e pronave.ar.sh/Oranews.tv