Tiranë, 23 vjeçarja bie nga kati i 15-të i “Sky Tower”, humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2014, 14:51
Një 23-vjeçare është hedhur nga kati i15-të i “Sky Tower në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00. Policia identifikoi të renë si Iris Belba. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe policia po punon për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Gazetari Xhevahir Zhabina informon nga vendi i ngjarjes se hetimet e paraprake flasin për një rrëzim aksidental, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Në orën 14: 34 Gazetari ynë Xhevahir Zhabina informon se janë një sërë procedurash që duhen kryer si dhe po verifikohen kamerat e sigurisë.