Bashkia gjen zgjidhjen, tregtarët e Lezhës do të paguajnë 7 500 lekë në muaj taksë

Lezhë-Është ofruar një zgjidhje për 350 tregtarët në Lezhë që qëndrojnë prej 5 ditësh në protestë në ambjentet e tregut.Pasditën e së hënës administratori i tregut ju ka shpërndarë atyre disa njoftime të cilët i ka ofruar Bashkia e Lezhës pas marrëveshjës me Tatim Taksat.Në letrat e shpërndara për të gjithë tregtarët thuhet se ata do të paguajne pranë Bashkisë së Lezhës shumen prej 7 500 lekësh dhe do të trajtohen si tregtar ambulantë. Në këtë tarifë përfishet edhe siguracioni i tyre si dhe pagesa për hapësirën publike që ato zënë në treg.Kjo ofertë është pritur mirë nga shumica e tregtarëve. Por ka patur edhe prej atyre që e kanë kundërshtuar këtë taksë të re.Personat që e kanë kundërshtuar kanë qenë kryesisht ata që kanë vetëm një vend në treg, pasi sipas tyre ju duhet të paguajnë shumën e njëjtë me ato që kanë dy ose më shumë vende.Madje në disa raste midis tregtarëve ka patur edhe momente tensioni, pasi ata që e kanë kundërshtuar ju kanë kërkuar dhe përsonave të tjerë që mos ta pranojnë këtë taksë të re. Kjo duke ju referuar të ardhura që ata sigurojnë që sipas tyre janë tepër të ulta dhe nuk mund ta përballojnë.Tregtarët që e mbështesin këtë vendim kanë nisur të mbledhin firmat, për t’ja dorëzuar më pas administratorit të tregut të Lezhës. Ky i fundit ju ka vendosur tre ditë afat që të marrin një vendim i cili do të dorëzohet në Bashkinë e Lezhës dhe më pas tek Drejtoria e Tatim Taksave.Megjithë ofrimin e kësaj zgjidhje, tregtarët vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në ambjentet e tregut të qytetit, ku do ta kalojnë edhe natën e së hënës të ngujuar. Duhet pritur e marta nëse kjo zgjidhje e ofruar do të pranohet nga shumica e tregtarëve me qëllim që tregu i Lezhës të rihapet dhe 350 tregtarë të vijojnë punën.