Merkel dhe Cameron, betejë për kreun e ri të PE
Përpjekjet për një konsensus mbi reformën europiane, kanë bashkuar udhëheqësit e Gjermanisë, Suedisë, Britanisë dhe Hollandës.Kryeministri Britanisë, David Cameron, pritet të nis përpjekjet për të bllokuar nisjen e punës të udhëheqësit Jean-Claude Juncker. Ai tha se ka mbështetjen e të gjitha partive të mëdha në Britani për të kundërshtuar emërimin e tij.Kjo e vendos atë kundër kancelares Merkel, e cila mbështet publikisht emërimin e ish liderit të Luksemburgut.Kamerun ka folur gjithashtu me kryeministrin e Italisë Mateo Renzi dhe atë të Hungarisë Viktor Orban për diskutimin e çështjes.Britania, Suedia dhe Hollanda janë në krye të një fushatë kundër kandidimit të Juncker, i cili ka mbështetjen e qëndrës së djathtë, në Parlamentin Europian, Partisë Popullore Europiane.Nga ana tjetër kryeministri suedez, Frederik Reinfeldt kundërshti idenë e forcimit të rolit të Parlamentit Europian.Nuk bëhen me dije detajet e plota të samitit. Vendet e reja të punës, ndryshimet institucionale dhe reforma strukturore, duken të jenë në krye të rendit të ditës.Grupimi i BE, në të cilin bën pjesë ish kryeministri i Luksemburgut, Juncker, fitoi numrin më të madh të vendeve, sipas sondazhit të së hënës.Ai tha se kjo i jep atij një mandate.Vendimi do të merret nga Këshilli Europian, nga krerët e 28 vendeve. Ai pritet të dal nga samiti i PE në 26-27 qershor të këtij viti.e.k/oranews/online