E mbijetuara e “Himarës” kërkon punë. Apeli për ndihmë te "Alarm". Nikolla telefon në emision: E pres të enjten
Tiranë- Dy vjet pas tragjedisë së Himarës, të mbijetuarit nga aksidenti vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’iu kthyer jetës normale.Eriselda Gubere është një nga vajzat e aksidentuara në 21 maj të 2012, e cila sëbashku me Florie Pecin u kuruan në Austri për shkak të lëndimeve të shumta që morën nga përmbysja e autobusit.Sot ajo është rikuperuar nga ana shëndetësore. E nëse para dy vitesh problemi i saj i vetëm ishte ekzistenca, sot ajo përballet me një tjetër problem. I duhet një punë.Por deklarimet e atëhershme dhe gadishmërinë e politikanëve për t'ju gjendur pranë familjeve të viktimave por dhe të mbijetuarave të tragjedisë, sot janë harruar.Tentativat individuale për të pasur një kontakt me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, për të gjetur një vend pune, kanë qenë pa rezultat. Prandaj përmes emisionit “Alarm” ajo kërkoi ndihmë të punësohet si mësuese për të vijuar një jetë normale.Apeli në emision u dëgjua nga ministrja e Arsimit dhe menjëherë pasi u transmetua në Ora News apeli i të mbijetuarës, një telefonatë mbërrin në redaksi dhe njofton se Ministrja e Arsimit është gati ta takojë të enjten e 12 qershorit në orën 09:00.
(Në foto Eriselda Gubere, e mbijetuara nga tragjedia e Himarës, duke përcjellë në emisionin Alarm, gazetare Arjana Loçe)Apeli i Eriseldës: Ministrja të më ndihmojë. Si Nënë e kupton çfarë kam kaluar“ Fatmirësisht ndihem më mirë. Shqetësimi im është se unë jetoj këtu në Tiranë, por kam nevojë për një punë. Sëbashku me Florien kemi qenë dy nga vajzat që janë dëmtuar shumë gjatë atij aksidenti. Jemi dërguar në gjendje kome për kurim në Austri. Fatmirësisht ia dolëm, jemi gjallë. Unë kërkoj për të vazhduar jetën time si më parë, ndoshta jo si kam dashur, por të kem një jetë sa më normale” deklaroi ajo në emisionin “Alarm”.Kërkesa e Guberes shkon direkt për Ministrinë e Arsimit, për dy arsye. Së pari përkon me shkollimin e saj, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi. Së dyti, ushtrimin e profesionit të mësuesisë e sheh të përshtashtme për aftësitë e saj fizike. Për realizimin e kësaj, e mbijetuara e Himarës kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi pas një muaji del nga statusi i invalidit.“Kërkesa ime është për Ministrinë e Arsimit. Kam mbaruar studimet tre vjeçare në Universitetin e Elbasanit në degën Gjuhë-Letërsi dhe kam vazhduar masterin profesional për mësuesi këtu në Tiranë. Kam trokitur tek Ministria e Arsimit për të lënë takim personalisht me Ministren, por më ka rezultuar e pamundur. Kam komunikuar me sekretaren e Ministres për të lënë një takim, por nuk më kanë telefonuar, as dërguar imail pasi kemi plotësuar një formular ku linim të dhënat personale, por çdo gjë ka qenë e kotë. Po bëhet një periudhë prej 5 muajsh, shpresoj që Ministrja e Arsimit të ketë mundësi të më ndihmojë, nuk jam një rast i zakonshëm, jam rast i veçantë. Për fat të mirë unë jam akoma në skemën e statusit të invalidit, por për arsye shëndetësore se jam drejt përmirësimit vazhdoj ta kem këtë skemë vetëm dhe për një muaj. Kërkoj të punësohem si mësuese, pasi oraret janë më të reduktuara dhe mund ta përballoj shumë mirë fizikisht”.Në fund ajo ka një thirrje direkte për zonjën.Nikolla si Ministre dhe nënë:“Kam një thirrje ndaj Ministres së Arsimit, zonjën.Lindita Nikolla. Shpresoj ta ndjekë problemin tim dhe t'i japë një zgjidhe, pasi ajo është një nënë, do ta kuptojë dhimbjen që kam kaluar, nevojën time për të vazhduar një jetë sa më normale. Të kem mundësi të punësohem dhe të krijoj një jetë që nuk u ndalua në 21 maj të 2012”.Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla telefonon në emision: Të pres të enjtenThirrja e Eriseldës u dëgjua më shpejt ndoshta nga çfarë e kishte parashikuar dhe vetë ajo, pasi në transmetim live sapo “Alarm” anoncoi rastin, nga Ministria e Arsimit njoftuan se Ministrja Nikolla do ta presë në takim të enjten.Ja çfarë deklaroi politika pas aksidentit të 2012