Nëna e cila ka ftuar miliona ndjekës në sallën e lindjes nëpërmjet Twitter

Lyndsey Thomas, nëna e cila u bë e famshme për fotografitë e saj që vendosi gjatë lindjes, duke i shpërndarë fotot moment pas momenti në Twitter.Ka qenë një kohë kur gratë do të ndalojë edhe burrat e tyre nga sallën e lindjes, ndërsa nëna 34 vjeçare ka vendosur që në momentin e saj të lindjes të jenë të pranishëm edhe ndjekësit e saj në twitter.Lyndsey është shprehur se në një farë mënyre ka dashur të bëjë një lloj eksperimenti social , për të parë reagimin e njerëzve, të cilët ishin ndjekësit e saj në Twitter.Zonja Thomas tha se ishte munduar dhe të gjente një mënyrë për të larguar mendjen nga dhimbjet gjatë kontraktimeve.“Unë kam kërkuar që të bëj sa më shumë foto gjatë kontraktimeve të mia. Kjo ishte një mënyrë për të mbajtur vemendjen time larg dhimbjeve , dhe për t’ju thënë miqve se çfarë po ndodh”- u shpreh Thomas.Zonja Thomas i ka mbajtur në çdo kohë të informuar ndjekësit e saj, duke i informuar mbi detajet e lindjes së saj që në momentin e hyrjes në sallë, doktorët gjatë punës, burrin e saj tek flinte mbi krevatin e dhomës ku ishte shtruar, dhe në fund duke e mbyllur me një foto gjatë ushqyerjes për herë të parë vajzen e saj të sapolindur.