Berisha: Kosova votoi me dinjitet, e admirova numërimin e shpejtë
Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve korrekte në Kosovë, ku nënvizon numërimin “e realizuar me shpejtësi të admirueshme” si dhe votimin e pakicave “pa incidente”.Në mesazhin e tij në Fb, Berisha shkruan:“Kosova votoi me qytetari, dinjitet dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare.Zgjedhjet u zhvilluan me qetësi, qytetari dhe dinjitet në sytë e gjithë botës. Proçesi i numërimit u realizua me një shpejtesi të admirueshme, pakicat votuan pa incidente dhe më gjërësisht se sa me parë.Në këto zgjedhje fitoi Kosova, qytetarët, demokracia e saj, kurse si parti politike, zgjedhjet i fitoi PDK-ja. Me këtë rast le te urojmë përzemërsisht fituesin e zgjedhjeve, forcat politike që morën pjesë në të dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, që me votën e tyre të lirë zgjodhën përfaqësuesit e tyre.”ar.sh/Oranews.tv(Mesazhi i postuar në Fb nga ish-Kryeministri)