Mustafa s’jep dorëheqje nga kreu i LDK-së, takim kokë më kokë me Limaj

Kosovë- Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk do të jap dorëheqje nga kreu i LDK-së përkundër humbjes që pësoi dje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ai tha se nuk ka kohë për dorëheqje, ndërsa zgjedhjet e brendshme të kësaj partie do të zhvillohen në vjeshtë.“Nuk kam kohë për dorëheqje. Kemi shumë punë për të bërë. Zgjedhjet e brendshme në LDK mbahen në vjeshtë. Kemi punë shumë më të rëndësishme se dorëheqja. Do të punojmë në mënyrë që t’i kryejmë detyrat tona” ka thënë Mustafa.Lidhur me mundësinë e koalicionit, Mustafa ka bërë të ditur që ende nuk është biseduar për një gjë të tillë.“Nuk kemi biseduar për mundësinë e lidhjes së koalicionit. Ne i kemi shprehur më parë qëndrimet tona, mirëpo presim që rezultati i zgjedhjeve të certifikohet dhe pastaj mund të bisedohet për koalicion.”Ndërkaq mediat kosovare raportuan për një takim kokë më kokë mes kreut të LDK-së Mustafa dhe ai i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj.Takimi i cili u mbajt ne oret e pasdites në një nga restorantet e Prishtinës vjen pas rezultateve të para të zgjedhjeve nacionale, që patën këto dy parti tashmë opozitare dhe mendohet se temë e diskutimit te kete qene koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.Indeksonline  ka siguruar një fotografi amatore ku shihet Endrit Shala, këshilltar i Limajt, duke pritur përfundimin e takimit jashtë ambienteve të restorantit.endritttt