Fier, rruga e rrapeve gjithnjë e më e rrezikshme nga rënia e degëve
Fier - Jeta e njerëzve mund të rrezikohet dhe nga rrapet shekullorë.Rreth 1 km larg qytetit të Fierit, në segmentin Fier - Levan ku ndodhet rruga e rrapeve, rënia e degëve të vjetra degëve të këtyre drurëve, që ndodhen në të dy anët, po cenon jetën e udhëtarëve me makina si dhe të kalimtarëve.Dita e djeshme ka shënuar rastin më të freskët ku një degë e madhe rrapi u këput dhe ra mbi një “Benz”, duke vënë në rrezik jetën e dy djemve që udhëtonin me të.Banorët e zonës, që e rrahin shpesh këtë rrugë, e shprhin frikën që kanë nga kjo dukuri dhe kërkojnë të merren masa për të shmangur aksidentet.Rastet ku është vënë në rrezik jeta e njerëzve prej këtyre drurëve janë shumë të shpeshtë, vitet e fundit, por asnjëhërë nuk është marrë ndonjë masë që kalimtarët të mos vriten prej tyre por edhe rrapet si monumente kulture të ruhen.ar.sh/Oranews.tv(Rruga e rrapeve në Fier)