Presidenti i Egjiptit merr detyrën, ceremonia e betimit nën masa të forta sigurie

Egjipt -Ish-shefi i ushtrisë egjiptiane Abdel Fattah el-Sissi bëri betimin si presidenti i ri i Egjiptit, pak më shumë se një javë pasi i fitoi zgjedhjet me shumicë dërrmuese votash. Ceremonia u mbajt sot në Gjykatën e Lartë Kushtetuese në Kairo.Sissi vjen në pushtet gati një vit pasi ai dhe ushtria rrëzuan presidentin e mëparshëm, përfaqësuesin e partisë islamike Mohamed Morsi. Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi i bojkotoi zgjedhjet dhe ka qenë objekt goditjeje nga qeveria e vendosur nga ushtria.Ai ka thënë se Vëllazëria Myslimane nuk ka të ardhme në Egjipt. Presidenti i ri përballet me sfida të mëdha, duke përfshirë dhunën e vazhdueshme dhe një ekonomi të shkatërruar.Shumë kundërshtarë të zotit Sissi kanë shprehur frikë se vendi do t’i kthehet sundimit autokrat, si ai i ish-presidentit Hosni Mubarak.Zoti Sissi ka udhëhequr shërbimin e zbulimit ushtarak nën sundimin e zotit Mubarak, dhe u zgjodh shef i ushtrisë dhe ministër i mbrojtjes nga zoti Morsi dy vjet më parë. Zoti Sissi është presidenti egjiptian i pestë që vjen nga radhët e ushtrisë.Marrë nga Zeri i Amerikesar.sh/Oranews.tv