Serat me ngrohje, tani subvencionohen 100 mijë lekë dynymi

Tirane- Fermerët që kanë sera me ngrohje do të përfitojnë subvencione në shumën 100 mijë lekë të reja për dynym.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shpjegoi vendimin e fundit të qeverisë ku parashikohet pagesa direkte e fermerëve si një prej mënyrave për të ulur kostot e ngrohjes për serat.Sipas kreut të Bujqësisë kjo nismë do të inkurajoj fermerët për të shtuar sipërfaqet e mbjella me sera."Për çdo dynym serë me ngrohje ku kultivohen perime zarzavate, kultivuesit përfitojnë 100 mijë lekë të reja për dynym. Kjo do të kontriubujojë në uljen e kostos së prodhimit reflektohet në uljen e cmimeve si dhe do inkurajojmë serat me ngrohje. Kj o masë ka efeket prapavepruese" u shpreh Panariti.Ndër të tjera Panariti bëri me dije se do të shtohen investimet edhe në pikat e grumbullimit të perimve dhe frutave.