Nikolla: Unifikimi i kurrikulave me Kosovën - të studiojmë ku të duam, dhe në BE
Tiranë – Shqipëria dhe Kosova kanë unifikuar sot kurrikulën e arsimit parauniveristar, një hap ky që ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e vlerësoi me fjalët: “Është një ditë historike! Ajo që shihej e dyshimtë dhe e pabesueshme, u bë e mundur në tetë muaj!Ministrja Nikolla ishte e ftuara e mbrëmjes tek “Ora e intervistës” së televizionit “Ora News”, e ftuar në një ditë të shënuar, kur u nënshkrua një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve.Sipas saj, "unifikimi i kurrikulave do të thotë që nxënësist shqiptarë tani e tutje do të jenë shumë më pak të ngarkuar dhe do ta kenë më të lehtë të integrohen, pasi studentët tanë mund të studiojnë në të dy vendet pa probleme, por pa asnjë barrierë mund të studiojnë edhe në çdo vend të Bashkimit Europian.Kjo kurrikul e re i bën mësuesit të jenë më pak të ngarkuar nga burokracitë që ka ora e mësimit dhe po ashtu, lehtëson edhe nxënësit.“Kryeministri Rama fliste për unifikim,”- tha Nikolla, - “ministri Buja e dëshironte këtë aq shumë sa e shprehu me lot në sy, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.Falë përkushtimit ne e bëmë realitet, në realitetin e një kurrikukule të përbashkët, konform standarteve të BE-së që mundëson tani që ky sistem arsimor të jetë pjesë e rëndësishme e hapësirës europiane.Tani,”- theksoi ministrja, - “sistemi ynë arsimor del më i fortë, sepse ne ishim ndër vendet më të pakta në Europë që kishim mbetur, në mos më i vjetri, me qasje të vjetër, sepse Europa punonte me kurrikula që bazoheshin në kompetenca dhe rezultate, ndërkohë që edhe Kosova ishte një hap para nesh.Kur thashë se Kosova ishte një hap para, duhet të them se ajo kishte bërë kujdes me implementimin duke e pilotuar në disa shkolla, por njëhërësh, rruga e saj na ndihmoi të mos përsërisnim gabimet e saj, ta merrnim të gatshëm, përfundimin e projektit.”Ministrja Nikolla theksoi se unifikimi “kërkon vëmendje, shumë profesionalizëm dhe dashuri, sepse grupet e ekspertizës së përbashkët kanë një barrë të rëndë, kanë një test të rëndë historik dhe janë duke e zhvilluar me një qetësi të admirueshme, po e shohin me kujdes në çdo detaj.Që në shtator ne do të fillojmë zbatimin në 50 shkolla të vendit, pa u nxituar, që të mos krijojmë një situatë problematike që në fillim,”- përfundoi ministrja.ar.sh/Oranews.tv