Berisha: Reforma e arsimit të lartë vdiq pa lindur, bravo protestuesve

Tiranë – Pikërisht sot, kur Qeveria shqiptare nënshkroi me atë të Kosovës, unifikimin e kurrikulës, së sistemit parauniveristar, Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar nga ana tjetër se “reforma e arsimit të lartë vdiq akoma pa lindur.”Berisha i është referuar, protestës së djeshme të disa studentëvë para Kryeministrisë kundër reformës në arsim. Sipas tij, “protesta e studentëve është plotësisht e ligjshme dhe lidhet para së gjithash me injorimin e zërit të tyre, shkelmimin brutal të interesave te tyre nga Edi Rama.”Sipas tij, “që në mbledhjen e parë publike, “alienët” e kontraktuar për reformën shpallën nën diktatin e Ramës se në vendin tonë në 20 vjet nuk është bërë asgjë, duke faktuar kështu se ishin ata që nuk dinin asgjë dhe silleshin sikur vinin nga sipërfaqja e pasme e hënës. Në të vërtetë reforma është vendimtare, por progresi 20-vjeçar i universiteteve të vendit është tejet impresionant.Jo për Ramën, ish-lojtar bankine dhe asgjë më shumë, që nuk kupton asgjë nga bota akademike, por per nihilistët e tij rikujtoj se sot ne universitetet tona ne deget dhe nendeget e tyre zhvillohen qindra e qindra programe te reja,”- thekson ish-Kreu i Qeverisë.ar.sh/Oranews.tv