"FederBet" lëshon "bombën": Ekipet Shqiptare trukojnë ndeshje
Kompania e specializuar kundër trukimeve "FederBet", i ka dërguar një raport të hollësishëm Parlamentit Europian me një listë të gjatë të ndeshjeve të dyshuara si të manimpuluara, ku bëjnë pjesë e disa takime të kampionatit shqiptar por edhe ndeshjet e zhvilluara në Europë. Kastrioti – Tirana 2-3 dhe Lushnja – Teuta 0-2, dy sfidat e luajtura në kuadër të javës së 30 të kategorisë superiore kanë qenë të trukurara. Gjithashtu edhe 2 ndeshjet e luajtura në Europë nga ekipet shqiptare, Skënderbeu - Shakhtar Karagandy 3-2 dhe 0-3 ( të dyja takimet ) si dhe Teuta -Dacia 3-1 dhe 0-2 ( të dyja takimet ).Federbet është një kompani serioze e cila në nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me FIFA-n, Federatën Spanjolle të futbollit, si dhe me disa klube të rëndësishme europiane për evidentimin e sfidave të dyshuara si të trukuara.[gallery ids="270545,270546"]