Statusi, Rama : Po-ja e KE e fortë, Fyle: Klima konfrontuese dëmton imazhin, tregoni moderim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2014, 19:20
Komisioni Europian rekomandoi sërish pa asnjë dyshim dhe rezervë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.Komisioneri i zgjerimit Stefan Fyle deklaroi në Tiranë është bërë progres në tre prioritetet kyçe por reformat duhet të vijojnë me këto ritme.Kryeministri Rama tha se raporti i ri do të thotë më shumë punë për qeverinë dhe më shumë realizëm për opozitën.Por ai u kujdes të nënvizonte se nëse miratohet statusi, nuk do të ketë vend për asnjë triumfalizëm por vetëm për rritje të përgjegjësisë.Për Ramën kemi të bëjmë me një PO deçizive nga KE ndërsa Fyle duke vlerësuar reformat bëri apel për gjetjen e konsensusit politik."Klima konfrontuese politike e dëmton imazhin dhe Shqipërinë dhe mund të pengojë procesin e reformave." u shpreh Fyle.Tre konkluzionet e Fyle1- E mirëprita dhe mirëpres miratimin e udhërrëfyesit për prioritetet kyçe nga qeveria. Është doKument I rëndësishëm që tregon qartë planin dhe strukturën e qeverisë sa i përket reformave të mëtejshme që kanë të bëjnë me BE dhe që do ta sjellin më vonë Shqipërinë në një fazë tjetër të zgjerimit.Po ashtu kam mirëpritur synimin e qeverisë për të ngritur dhe për të pasur së shpejti seancën e parë të Këshillit të Integrimit Europian, për të sjellë në një tryezë të rrumbukllakët të gjithë palët e interesuara për çështje që kanë të bëjnë me BE. Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë thelbësore për suksesin e ambicieve tuaja për integrimin në BE.2-Në këtë kontekst më duhet të them që klima e vazhdueshme konfrontuese politike e dëmton imazhin dhe Shqipërinë dhe mund të pengojë procesin e reformave. Qeveria dhe opozita duhet të tregojnë moderim dhe të ndërveprojnë në mënyrë konstruktive me një qasje që të bazohet tek kompromisi.3- Sa i përket grevës së urisë së zyrtarëve të larguarve nga puna.Kam njohur për grevën dhe shoh me shqetësim. U bëj thirrje grevistëve ë të mos vënë jetën e tyre në rrezik, ne po i ndjekim nga afër dhe flasim me to në mënyrë të rregullt me qeverinë e do të vazhdojmë të flasim.Së fundmi besoj se e ardhmja e Shqipërisë është brenda BE dhe jam i bindur për kapacitete e Shqipërisë për të trajtuar si duhet sfidat në BE. Ne mbetemi të angazhuar që të punojmë sëbashku dhe ta ndihmojë Shqipërinë në procesin për tu anëtarësuar në BE. Konferenca Rama: Të marrim statusin e do njohim meritat e gjithësekujtI pyetur nga gazetarja e Ora News, Klementina Cenkollari: Përse vendosi të thyejë traditën e deklaratave dhe të mos i njihni meritë qeverisë së shkuar për këtë vendimmarrje ndryshe nga herët e shkuara.Rama u përgjigj: “Të marrim statusin pastaj t’i njohim meritat edhe për të tjerët që kanë qenë para nesh. Por në këtë periudhë nuk besoj se kemi pasur ndonjë ndihmë bujare nga opozita. Raporti lexohet më shumë punë për qeverinë dhe më shumë përgjegjëshmëri e realizëm për opozitën. Ne duhet të vazhdojmë të ecim më shpejt, opozitë të zbresë sa më shpejt në tokë, raporti i bërë nga një palë e tretë që është e njojhur botërisht se punon me fakte e jo thashetheme. Të marrim statusin e do të jeni të sigurtë që do të njohim meritat e gjithësekujt. Asnjëherë nuk do ta dëgjoni se statusi i vendit kanddidat është vetëm punë e jona”Rama: Përgjigjem si Kryeministër, jo për dhimbjet e barkut të dikujt, diku“Ne në këtë rast e kemi bërë detyrën tonë. Vendimi për Shqipërinë shpresojmë, urojmë dhe po punojmë që të jepet bazuar mbi raportin e KE. Vendet anëtare kanë kërkuar një raport nga Komisioni për të konfirmuar bilancin, raporti ja ku është. Po sigurisht vendet anëtare kanë dhe arsye të tjera, që janë arsyet e tyre që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Unë kam nderin dhe privilegjin të jem kryeministër i Shqipërisë dhe përgjigjem për punën që bën qeveria para shqiptarëve, nuk përgjigjem për dhimbjet e barkut që ka dikush tjetër, diku tjetër”.Rama: Nëse marrim statusin, s’ka koncerte me Çiljetën as fishekzjarre Kryeministri Edi Rama deklaron se marrja e statusit të vendit kandidat nuk do të jetë një ditë feste me fishekzjarre dhe me koncerte ku merr pjesë Çiljeta, por do të jetë një përgjegjësi për të çuar më tej procesin. Rama tha se qeveria është e vendosur për të përfshirë opozitën në cdo reform dhe ligj, por nënvizoi se kjo mazhorancë është votuar për të drejtuar dhe këtë do ta bëjë.“Ne kemi më shumë përgjegjësi dhe jo më shumë arsye për të festuar as sot dhe as ditën kur do të marrim statusin nuk do të ketë fishekzjarre në qiellin e Tiranës. Nuk do të ketë as koncert më vjen për Çiljetën. Nuk do të ketë koncert as miting kundër opozitës por një ditë për të shprehur rritjen e barrës së përgjegjësisë ndaj nesh. Besoj se e ndajmë bashkë që nuk është e lehtë të kërcesh as vallen e shpatave me një tjetër që nuk do, lëre të kërcesh Shtrausin kur tjetri s’do. Ky është një kërcim shumë i sofistikuar. Megjithatë ne do të bëjmë çmos t’i ofrojmë opozitës gjithçka të mundet të përfshihet në vallëzim . Jemi të vendosur që cdo reformë cdo ligj cdo hap ta diskutojmë me opozitë. Pro ne kemi fituar zgjedhjet dhe opozita i ka humbur. Kemi mandatin për ta çuar vendin përpara e kemi ne. Ne do dëgjojmë por do udhëheqim, pasi nuk mund të justifikohemi para KE se fajin e ka opozita. Ne nuk e kemi përdorur dhe nuk kemi ndërmend ta përdorim. DO bëjmë çmos që opozita të jetë pjesë por ne do të udhëheqim.”Ora 13: 33 Mësuesi, Drejtoria, BE dhe statusi, Rama sqaron shakanëKryeministri Edi Rama sqaron deklaratën e tij bërë dje në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane drejtorin, mësuesin, Shqipëria në pozicionin si nxënëse para provimit për të marrë statusin e vendit kandidat.“Më citoni në rregull në shqip. Se përkthyesi e ka të vështirë ta përkthejë. E kam thënë në një kontekst të caktuar. Kam thënë që ne kemi detyrimin që të bëjmë atë që na takon për të marrë provimin për të cilin ka një komisionin. Pastaj a ka vend klasa që të hyjmë dhe ne apo do të presim këtë e vendos drejtoria, këtë e kam thënë unë me një shaka që është gjysma e së vërtetës. Nëse insistoni që Komisioneri të komentojë shakatë tona ky është problemi juaj" tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari që kërkoi komentin e tij.Fyle: KE punon ngushtë dhe në harmoni me vendet anëtare“Sa i përket fushës së zgjerimit punojmë shumë ngushtë me shtetet anëtare dhe në harmoni të plotë. Ne duke vepruar mbi kërkesën e shteteve anëtare kemi përgatitur këtë raport. Shtetet anëtare kanë vlerësuar gjithmonë objektivitetin e KE, që ne përqëndrohemi tek faktet. Shpresoj që kjo herë do jetë si gjithë herët e tjera kur shtetet anëtare do ta marrin vendimin në fund të këtij muaji”.Ora 13: 25 Rama: Të shmanget politizimi i luftës kundër krimitRama: "Nënvizoj vlerësimin e operacioneve të suksesshme të policisë në fusha të ndryshme dhe vlerësimin për bashkëpunimin gjyqësor dhe policor ndërkombëtar që është në fillimet e veta. Mu ashtu si raporti inkurajon është dhe objektivi ynë. Të përdorim sa më shumë bashkëpunimin ndërkombëtardhe të ndërtojmë skuadra të përbashkëta hetimore me vende mike dhe partnere. Vlerësimi për hapat e ndërmarra në luftën kundër trafiqeve dhe po ashtu vlerësimi për monitorimin më në fund të gjithë hapësirës detare me radarë të rinj dhe vënien në funksionim të plotë të sistemit TIMS pas një periudhë të gjatë anarkie, na bën krenar që kemi qenë në lartësinë e detyrës, të hapur dhe të sinqertë me publikun kur kemi thënë se çfarë po bëjmë. Rritja e përformancës në kapjen e lëndëve narkotike dhe arrestimin e trafikantëve është një e dhënë e këtij raporti që pa asnjë dyshim një inkurajim shumë i madh dhe pikë referimi për ne, opozitën, opinionin publik dhe atë ndërkombëtar.Jemi terësisht në një mendje me komisionerin dhe kjo nuk është shpikje as e komisionerit dhe as e imja se politizimi i luftës kundër krimit nuk i shërben askujt përvecse krimit. Politizimi i luftës kundër trafikut të drogës dhe kundër trafikantëve nuk i shërben askujt përvecse trafikut të drogës dhe trafikantëve. Le të bëhemi bashkë për të pasur një vijë të qartë ndarëse mes kampeve politike dhe kampeve në parlament që natyrshëm janë të ndarë në funksion të një demokracie funksionale dhe kampit tonë të përbashkët të qytetarëve dhe përfaqësuesve të qytetarëve dhe kampit të botës së krimit, trafiqeve, korrupsionit, paligjshmërive dhe përfitimeve të paligjshme. Të bëhemi bashkë për të ndarë axhendën partiake me axhendën tonë kombëtare që pikë të parë të veten ka Shqipërinë europiane.Ora 13:20 Rama falenderon Bregun: Reformë gjithëpërfshirëse në drejtësiNuk është sa për të larë gojën por është dhe ky një falenderim i sinqertë për Kryetaren e Komisionit parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, e cila ka pasur dhe ajo rolin e saj të çmuar në këtë proces.Ky progres raport është më shumë punë për qeverinë dhe më shumë realizëm për opozitën. Ai nënvizon jë ecje të shpejtë përpara në politikat anti-korrupsion ,duke nënvizuar po ashtu se një numër i lartë hetimesh nuk përfundojnë në dënime. Ky është problem serioz që ne kemi disktuar më gjerë edhe në dialogun e nivelit të lartë në kontekstin për një reformë të gjerë në drejtësi. Vlerësohet roli i ILDKP në katërmujorin e parë të vitit për intensifikimin e një pune që faktikisht në mënyrë specifike raporti thotë se ka hedhur dritë mbi deklarimet prioblematike të një numri të lartë personash. Vullneti politik i vazhdueshëm për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe për të vazhduar me vendosmëri luftën ndaj korrupsionit është vendim që na inkurajon.Por ne e marrim detyrë parësore shtëpie që fokusi të jetë në zbatimin e legjislacionit për deklaratat e pasurive, në hetimet proaktikve për të ndërtuar një bilanc të qëndrueshëm, duke filluar nga reforma në drejtësi. Na duhet proces gjithëpërfshirës, që të ketë në horizont një produkt të ri me më shumë pavarësi, më shumë integritet në sistemin e drejtësisë. Një proces ku të përfshihet dhe opozita dhe aktorë dhe faktorë të tjerë në bashkëpunim dhe me Komisionin.Fyle i përgjigjet grevistëve: Mos vini në rrezik jetën tuaj, po e ndjekim "1- Mirëprita dhe mirëpres miratimin e udhërrëfyesit për prioritetet kyçe. Është document i rëndësishëm. Mirëprita synimin e qeverisë për të ngritur dhe për të pasur së shpejti seancën e parë të Këshillit të Integrimit Europian.2- Në këtë kontekst më duhet të them që klima konfliktuese politike e dëmton. Qeveria dhe opozita duhet të tregojnë moderim dhe të ndërveprojnë në mënyrë konstrutktive3- Jam njohur për grevën dhe shoh me shqetësim. U bëj thirrje që të mos vënë jetën e tyre në rrezik, ne po i ndjekim nga afër dhë flasim me to në mënyrë të rregullt me qeverinë e do të vazhdojmë të flasim. Ora 12: 53 Kryeministri Edi Rama deklaron se është një PO e fortë”Progres raporti konfirmoi një “Po” të qartë e të fortë rekomandimin për statusin e vendit kandidat bazuar në argumentet konkrete .Progres raporti dëshmon dhe thekson punën e qeverisë si një punë që meriton të njihet e vlerësohet për vetë Shqipërinë me dhënien e statusit të vendit kandidat. Progres raporti ka një nënvizim shumë të fortë dhe nuk lë shteg për asnjë dyshim apo alibi se pse Shqipëria duhet të marrë statusin e vendit kandidat. Është rekomandim I pastër pa asnjë presje pas PO.” U shpreh Rama.Fyle: KE rekomandon statusin pa asnjë hezitim, Rama: Ishte po pa rezerva"Komisioni Europian rekomandon statusin e vendit kandidat për Shqipërinë pa asnjë hezitim dhe asnjë dyshim” kjo është deklarata që Komisionieri për Zgjerimin e BE-së me t'u ulur në tryezën e dialogut të nivelit të lartë që po mbahet në hotel Sheraton.Për kryeministrin Rama është një "Po" pa hezitim.Stefan Fyle bëri publike gjetjet e raportit i cili vlerësonte përparimin e bërë në tre fusha kyçe: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor dhe kërkonte vazhdimin e reformave sidomos në drejtësi.Ora 12: 45 Mbyllet raundi i tretë i Dialogut Mbyllet dialogu i nivelit të lartë dhe pas pak pritet që kryeministri dhe Fyle të dalin në konferencë për shtyp.Pëmes një postimi në Twitter Fyle shkruan se është i inkurajuar nga përpjekjet në reforma
Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se cfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e Integrimit europian. “Eshtë e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyce për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyce, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, nenvizon raporti. Ora 10:13 : Nis raundi i tretë i Dialogut të nivelit të lartë Në hotel “Sheraton” nis raundi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Në tryezën e bashkëdrejtuar nga kryeministri Berisha dhe Komisioneri Fyle janë të pranishëm edhe ministrant Saimir Tahiri, Klajda Gjosha, Ditmir Bushati, Ilirjan Celibashi, Naspi Naço e Bledi Çuçi. Ndërsa nga opozita në tryezë janë të ulur deputetët Majlinda Bregu, Arben Ristani e Eduard Halimi Rama në fb: Publikohet online Raporti i Progresit i KE per Shqiperine,Shpresoj!09:11-Përfundon takimi Rama-Fule në Kryeministri
08:43- Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fule takon kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri.Në orën 10:00 do të mbahet raundi i trete i dialogut te nivelit të lartë. PD në këtë tryezë do të përfaqësohet nga deputetët Bregu, Ristani dhe Halimi.Ndërsa në orën 12:00 eurokomisioneri Fule dhe kryeministri Rama do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në holel Sheraton.Konferenca e plotë Rama-Fyle pas përfundimit të Dialogut të Nivelit të LartëNe dhjetor u refuzua dhenia e statusit Ndonëse edhe tetorin e kaluar Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, vendet anëtare në dhjetor kërkuan më shumë kohë dhe e shtynë vendimmarrjen e tyre për muajin qershor të këtij viti. Në atë kohë Këshilli europian u shpreh se "do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar".Komisioni Europian e ka hartuar tanimë raportin e ri i cili pritet të publikohet sot, për t'ju shpërndarë më pas vendeve anëtare. Raporti është i fokusuar në përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. Burime nga Brukseli, thanë se në dokument njihen hapat përpara që Shqipëria ka bërë në këto tre fusha, të cilat vlerësohen si të atilla që komisioni, pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Burimet nga Brukseli shtojnë se raporti pritet të rendisë masat dhe reformat e ndërmarra deri tani, duke nënvizuar se ka vënë re një vullnet politik për të ecur me vendosmëri përpara në plotësimin e angazhimeve që vendi ka marrë. Ndërsa jep vlerësime pozitive, pritet që raporti të theksojë edhe atë se cfarë vendi duhet të bëjë ende për të ecur më tej në rrugën e integrimit europian.Në Tiranë pritet që raporti të bëhet publik nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele i cili sot do të marrë pjesë në takimin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Komision europian, një nismë për të përshpejtuar procesin dhe përgatitjet për hapjen e bisedimeve. Raporti i Komisionit do t'i nënshtrohet gjykimit të vendeve anëtare të cilat do të duhet të shprehen në mbledhjen e 23 qershorit.Dje duke folur për këtë cështje kryeministri Edi Rama tha se për sa i takon qeverisë "duhet vetëm që të presim që Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit të thotë fjalën e vetë nëse ne i kemi qëndruar një për një të gjitha detyrimeve tona. Në momentin kur ne do të kemi një konfirmim të tillë, nëse do ta kemi dhe besoj se do ta kemi, ne e kemi bërë detyrën tonë. Në kohë të tjera më të mira, Europa nuk do ta diskutonte.Sepse është Komisioni Europian që thotë këta e kanë bërë detyrën", tha Rama duke bërë të qartë se vendimi i vendeve anëtare sërish mund të ndikohet nga situatat e tyre të brendshme, aq më tepër kur zgjedhjet europiane treguan një rritje të frikshme të euroskeptikëve apo kundërshtarëve të vetë Bashkimit europian, edhe në vende të cilat në dhjetor ishin treguar skeptike ndaj Shqipërisë si Franca apo Anglia.Diplomacia shqiptare ka ndërmarrë një tur në vendet të cilat në dhjetor këmbëngulën për të shtyrë vendimin ndaj Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ishte javën e shkuar në Danimarkë, ndërsa kryeministri Rama në Hollandë. Javën e ardhshme kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në Paris ku pritet të takojë presidentin Francois Hollande.Ora 11:00 Publikohet progres raporti i KE-seNë faqen zyrtare bëhet publik raporti I KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat. Raporti është i fokusuar në përparimin e bërë në tre fusha kyce: Në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor.
#Albania – inkurajuar nga përpjekjet në reforma, shoh argument solid që vendet anëtare të japin statusin kandidat më 27.— Štefan Füle (@StefanFuleEU) June 4, 2014 Ora 11: 10 Fyle:Reformë të thellë në drejtësi. Përfshini Komisionin e Venecias Burime jo zyrtare bëjnë nga tryeza e Dialogut të Lartë bëjnë të ditur se Fyle është shprehur për një reformë të thellë në drejtësi. Në këtë reform duhet të përfshihet edhe komisioni I Venecias. Duhen forcuar masat disiplinore kundër gjykatësve të inkriminuar. Ora 11:00 Publikohet progres raporti i KE-se Në faqen zyrtare bëhet publik raporti I KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat. Raporti është i fokusuar në përparimin e bërë në tre fusha kyce: Në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. Ora 10: 36 Rama komenton në Twitter: Ishte po pa rezervë PO!Nje PO e forte pa rezerve per statusin kandidatit per Shqiperine i rekomandohet vendeve anetare nga komisioni:-) pic.twitter.com/ffJvVfWDkx — Edi Rama (@ediramaal) June 4, 2014Ora 1o: 10 Raporti: Vlerëson pozitivisht hapat e bëra nga Shqipëria Raporti, një kopje të së cilit e ka siguruar Zëri i Amërikës, është i fokusuar në vlerësimin e përparimit të bërë në tre fusha kyce: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. "Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, vecanërisht ato që lidhen me statusin kandidat. Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh. Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëvë narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, vecanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, vlerëson raporti.Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se cfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e Integrimit europian. “Eshtë e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyce për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyce, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, nenvizon raporti. Ora 10:13 : Nis raundi i tretë i Dialogut të nivelit të lartë Në hotel “Sheraton” nis raundi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Në tryezën e bashkëdrejtuar nga kryeministri Berisha dhe Komisioneri Fyle janë të pranishëm edhe ministrant Saimir Tahiri, Klajda Gjosha, Ditmir Bushati, Ilirjan Celibashi, Naspi Naço e Bledi Çuçi. Ndërsa nga opozita në tryezë janë të ulur deputetët Majlinda Bregu, Arben Ristani e Eduard Halimi Rama në fb: Publikohet online Raporti i Progresit i KE per Shqiperine,Shpresoj!09:11-Përfundon takimi Rama-Fule në Kryeministri
08:43- Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fule takon kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri.Në orën 10:00 do të mbahet raundi i trete i dialogut te nivelit të lartë. PD në këtë tryezë do të përfaqësohet nga deputetët Bregu, Ristani dhe Halimi.Ndërsa në orën 12:00 eurokomisioneri Fule dhe kryeministri Rama do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në holel Sheraton.Konferenca e plotë Rama-Fyle pas përfundimit të Dialogut të Nivelit të LartëNe dhjetor u refuzua dhenia e statusit Ndonëse edhe tetorin e kaluar Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, vendet anëtare në dhjetor kërkuan më shumë kohë dhe e shtynë vendimmarrjen e tyre për muajin qershor të këtij viti. Në atë kohë Këshilli europian u shpreh se "do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar".Komisioni Europian e ka hartuar tanimë raportin e ri i cili pritet të publikohet sot, për t'ju shpërndarë më pas vendeve anëtare. Raporti është i fokusuar në përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. Burime nga Brukseli, thanë se në dokument njihen hapat përpara që Shqipëria ka bërë në këto tre fusha, të cilat vlerësohen si të atilla që komisioni, pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Burimet nga Brukseli shtojnë se raporti pritet të rendisë masat dhe reformat e ndërmarra deri tani, duke nënvizuar se ka vënë re një vullnet politik për të ecur me vendosmëri përpara në plotësimin e angazhimeve që vendi ka marrë. Ndërsa jep vlerësime pozitive, pritet që raporti të theksojë edhe atë se cfarë vendi duhet të bëjë ende për të ecur më tej në rrugën e integrimit europian.Në Tiranë pritet që raporti të bëhet publik nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele i cili sot do të marrë pjesë në takimin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Komision europian, një nismë për të përshpejtuar procesin dhe përgatitjet për hapjen e bisedimeve. Raporti i Komisionit do t'i nënshtrohet gjykimit të vendeve anëtare të cilat do të duhet të shprehen në mbledhjen e 23 qershorit.Dje duke folur për këtë cështje kryeministri Edi Rama tha se për sa i takon qeverisë "duhet vetëm që të presim që Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit të thotë fjalën e vetë nëse ne i kemi qëndruar një për një të gjitha detyrimeve tona. Në momentin kur ne do të kemi një konfirmim të tillë, nëse do ta kemi dhe besoj se do ta kemi, ne e kemi bërë detyrën tonë. Në kohë të tjera më të mira, Europa nuk do ta diskutonte.Sepse është Komisioni Europian që thotë këta e kanë bërë detyrën", tha Rama duke bërë të qartë se vendimi i vendeve anëtare sërish mund të ndikohet nga situatat e tyre të brendshme, aq më tepër kur zgjedhjet europiane treguan një rritje të frikshme të euroskeptikëve apo kundërshtarëve të vetë Bashkimit europian, edhe në vende të cilat në dhjetor ishin treguar skeptike ndaj Shqipërisë si Franca apo Anglia.Diplomacia shqiptare ka ndërmarrë një tur në vendet të cilat në dhjetor këmbëngulën për të shtyrë vendimin ndaj Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ishte javën e shkuar në Danimarkë, ndërsa kryeministri Rama në Hollandë. Javën e ardhshme kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në Paris ku pritet të takojë presidentin Francois Hollande.Ora 11:00 Publikohet progres raporti i KE-seNë faqen zyrtare bëhet publik raporti I KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat. Raporti është i fokusuar në përparimin e bërë në tre fusha kyce: Në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor.Ja raporti i komisionit për KE