Elbasan, Panariti me fermerët: Produktet t’i garantojnë siguri klientit
Elbasan-Fermerët kanë kërkuar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti që të mundësohet çertifikimi i farërave dhe kushtet e mbjelljes së tyre. Çështja e ngritur iu paraqit Panariti gjatë inspektimit të një prej fidanishteve në qarkun e Elbasanit, ku edhe vet ministri pranoi që nevojitet nxjerrja në treg e produkteve te çertifikuara e sa më cilësore.“Duhet të kordinojë në mënyrë që të bëhet e mundur monitorimi në çdo hallkë, në çdo etapë i farave dhe fidanëve të cilët mund të vijnë nga importi, por edhe që mund të lidhen me fidanishtet, madje në do inkurajojmë që farat e fidanët të prodhohen dhe kultivohen këtu tek në pasi është më i garantuar çertifikimi i cilësisë dhe sigurisë së tyre”, deklaroi Panariti.Ndërkohë përsa i përket cilësisë së plehrave kimike, Panariti theksoi se produktetet që vijnë nga vende te BE janë të çertifikura ndersa theksoi se produktet nga vendet jo të Bashkimit Evropian duhet të prodhohen ne parcela të posaçme.“Të gjithë importuesit, të gjithë kultivuesit e farërave dhe fidanëve, por dhe shpërndarësit e tyre duhe të kenë edhe mekanizmat e autokontrollit. Pra nuk mjafton vetëm kontrolli periodik që i bëhet nga organizmat e monitorimit të cilësisë së parë, por duhet të bëhet edhe një fazë paravlerësimi”, u shpreh ministry Panariti.Enti shtetëror i farërave ka çertifikuar rreth 4 milionë të prodhuara në vend , por nderkohë duhet ende shumë punë për të kontrolluar të gjitha farat që përdorin fermerët.