Gjergji Koja: Greva të larguarëve nga administrata, estradë e stisur nga PD
Gjergji Koja, kryetari i Partisë Socialiste të Moderuar e konsideron estradë ditën e enjte në parlament. Sipas tij nuk mund të shkoj të vizitoj çadrën e grevistëve një personalitet që tani është në krye të Bashkisë së Tiranës dhe është "përgjegjës për largimin e shumë të tjerëve nga puna".i ftuar në "Ora News", ai ka akuzuar opozitën se po përpiqet të fitoj terren ndaj mazhorancës, duke krijuar një kauzë, ku sipas tij, "nuk plotësoj pritshmëritë e saj".Për sa i përket çështjes së minoriteteve, Koja mendon se “Himara nuk ka çështje”.“Himara është një njësi administrative që e ka justifikuar veten që 300 vite më pare. Nuk kanë pse i shtojnë bishta apo brigje detesh . Ajo e di shumë mirë se ku ku i fillon dhe mbaron entiteti i saj, -tha ai.Gjatë intervistës me gazetarin Nertil Agalliu, Koja e ka cilësuar si të “patolerueshme” deklaratën e Irenej në Kishën Ortodokse.“Ç’punë ka një patriarkë për përzjerjen e çështjes së fesë me politikën. Është e pafalshme dhe e patolerueshme. Të gjithë krerët e ortodoksisë botërore deklaruan që ishte një deklaratë personale”,- tha Koja.Reformën territoriale Gjergj koja e ka perceptuar si shumë të nevojshme, pasi në zgjedhjet lokale duhet hyrë me hartë të re territoriale.Ja intervista e plotëKa patur debat për sa i përket çështjes së drogës, uljes apo mos uljes së avioneve ,komisioni hetimor ka nxjerrë fakte të reja që avionët janë ulur në kohën e Partisë Demokratike. E thellon kjo më shumë debatin politik në vend?Gjithë teatri, estrada në ekran ka qënë rubrikë në vitet 90-të në televizionin e vetëm shqiptar dhe tani ështe vendosur në parlament. Nuk plotëson dot gjithë pritshmëritë e opozitës për të prodhuar një kauzë pas të cilës opozita të fitoj terren ndaj mazhorancës. Prodhoi grevën e urisë, por kur politizohet i bie vlera dhe besoj që kjo opozitë e shikon se nuk çoj asnjë litër ujë te mulliri me këtë lloj greve. Nuk mund të shkoj të vizitoj çadrën e grevës së urisë një personalitet i së djathtës , i cili sot në krye të bashkisë është përgjegjës për të tjerë ta larguar nga puna. E dyta, te çështja tjetër, opozita e pa me shpresë prodhimin e një kauzë politike për të fituar terren ndaj mazhorances për trafikun e drogës, pa dashur të luaj rolin e një eksponenti të majtë, besoj se u zhgënjëu se nuk mblodhi rezultatin që priste. Po të flasim për fenomenin e drogës, ka tre komponente, kultivimin, tranzitimi dhe kapja. Kur prevalon elementi i parë do të thotë se shteti është shumë i dobet. Kur prevalon kapja, tregon se shteti i ka shpallur luftë pa hesap atij që pretendon të kthehet ne kartel droge. Droga nuk është mbjellë para një muaji dhe lazarati nuk u prodhua në tetor. Dihet që ka dhe lazaratë të tjerë në Shqipëri. Kapja tregon se shteti është në një luftë pa kompromis.Që ne jemi vend prodhues jemi, derisa prodhohet, diku do shkoj ai prodhim, deri dje ju mendoni se nuk eshte luftuar ky fenomen dhe sot po na del që po e lufton shteti apo sot kemi më shumë grupe të organizuara që po kalojne?Ju mendoni se droga ështe mbjellë në 1 shtator kur erdhi qeveria e re. Po t’i referohemi shifrave e dimë të gjithë se lufta e shtetit në kapjen e drogës është shumëfishuar. Së dyti të bësh të pakënaqurin se pse u kap kaq shumë drogë do të thotë të bësh rolin e “shejtan budallait” ose nuk e do këtë vend.Shqipëria ka qënë nje vend ku prodhohej dhe prodhohet drogë.Sot është rritur sasia e drogës e kapur në Shqipëri ,duhet të kemi parasysh që kjo nuk ështën jë çështje që nuk ka të bëjë me kartel droge vetëm në vendin tonë , por ka të bëjë me shumë shtete. Ky është një problem madhor ndërkombëtar. Ndaj do thoja që ky lloj krimi i organizuar në Shqipëri sot po gjen gjithmon e më pak terren dhe besoj se është fillimi. Qeveria shqiptare ka se çfarë të mesojë, lufta kundër drogës është luftë kunder filialit të drogës në Shqipëri.Ermonela Felaj , Kryetare e Komisionit Hetimor për drogën,deklaroi që ka patur , janë ulur avione dhe gjithçka ia dorëzoi Prokurorisë . Tani nuk duhet më që këta politikanë të tallen me shiqptaret, ose dikush duhet të shkoj para Prokurorisë.Unë mendoj se përderisa Komisioni Hetimor Parlamentar ka ndërmarrë një inisiative dhe ka ushtruar funksionet kushtetuese. Besoj që materialet i janë dërguar Prokurorisë, duhet të presim se si do rrjedhi më pas historia në raport me fajtorët konkret të kësaj çështje.Funksionon sot shteti ligjor në Shqipëri?Mendoj që një dallim mes qeverisë qe ik udhe asaj që erdhi është koncepti i veprimit në raport me ligjin. Koncepti i asaj që iku ishte ai i hartimit të ligjeve, e asaj që erdhi është e ajo e zbatimit të ligjeve. Besoj që qershori duhet të jetë një muaj optimist për shqiptarët, ndaj sa më mirë të zbatohen ligjet aq më afër familjes europiane do të jemi. Një popullatë e tërë është mësuar më shkelje në ligj, pra ligji ështe dhe nuk zbatohet. Kjo është kthyer në mentalitet dhe ky nuk ndryshohet ne një vit.Si politikan, çfarë note i jepni qeverisë ?Unë gjykoj qe nuk mund të vihet notë se do gaboj rëndë, është e pamundur të diskutohet para shtatorit dhe tetorit. Duhen të pakten një çerek viti për të parë si po shkon çeshtja e financimit të shërbimeve qoftë në sektorin publik dhe në atë privat. Unë mund t’ju them fare mirë që për herë të parë një institucion siç është Banka Botërore deklaroi suportin financiar për Shqipërinë prej 305 mln dollar. Jemi në momentin kur jane ç’ekuilibruar 4 ekulibra madhor makro-fiskalë. Nëse ty të braktisin institucionet financiare do të thotë se je në notë negative. Sot jemi në momentin që vullneti i qeverisë dhe tentativa për të zbatuar ligjin ka rikthyer vëmendjen e insitucucineve për të bërë reformat.Debati i çështjes së ditës së dielë, ka një debat për deklaratat e Irenejit, morën pjesë krerët e lartë të shtetit, u krijua një debat ku besoj se nuk duhet të futet politika në harmoninë fetare të këtij vendi?Ngjarja që ndodhi ishte një eveniment i madh për shqiptarët, ishte një pashaportë për të çertifikuar pjesëmarrjen e shqiptarëve ne civilizimin europian. Ishte një eventiment për tu përshendetur se gjithë përfaqësuesit e shteti shqiptar nderuan gjithë përfaqësuesit e ortodoksisë botërore dhe ata bënë që Shqipëria të njihet akoma më tej, për të theksuar që ky vend është i veçantë dhe meriton familjen europiane. Ky ështe vendi i tolerancës dhe bashkëjetëses së feve të ndryshme, natyrisht nuk do të kaloj pa incidente.Mesha u mbajt në gjuhën greke..Unë mendoj që në shqipëri shkojnë në një harmoni të përsosur, kam miq musliman, ortodoks dhe katolikë. Tensionet u munduan të prodhohen artificialisht, ishin ordinere që nga tentativa për të protestuar para kishës dhe se kuptova për çfarë, deri te shpalosja e flamurit nga disa adoleshentë dhe më e rënda ishte deklarata e patriarkut të Serbisë. Besoj se janë akoma aktuale vargjet e Kadaresë ku sipas të cilit “ka akoma pasagjerë të mesjetës në trenat modern”, por padyshim që koha do i nxjerrë këta dhe do i çoj te mushkat e tyre. Deklarata e patriarkut ka ardhur në kundërshtim dhe me pritshmëritë e shoqërisë serbe. C’punë ka një patriarkë për përzjerjen e çështjes së fesë me politikën. Është e pafalshme dhe e patolerueshme. Të gjithë krerët e ortodoksisë botërore deklaruan që ishte një deklaratë personale. Ky eveniment ishte madhështor për shqiptarët sepse do përbëjë një moment të rëndësishëm të çërtifikimit të Shqipërisë në familjen europiane.Reforma territoriale, ka patur debate , opozita thotë që ështe reformë politike por e mbështet..Pse nuk duhet ta votojë opozita reformën territoriale? Ajo ka rënë dakort që ështe e nevojshme dhe e domosdoshme. Kam qënë i mendimit që një reformë territoriale për të cilën ka ngulur kaq kohe këmbe BE, në mënyrë që të marrim fonde. Kjo reformë duhet patjeter te ketë mirëkonsenus mes mazhorancës dhe opozitës. Në këtë çështje mendoj se duhet t’i paraprimë afateve.Mos po përdoret politikisht, po çështja e minoritetit?Unë nuk kam dëgjuar ndonjë variant që ka sjellë opozita me këtë çështje, a ka variantë opozita, sepse deri sot janë dy variante. E rëndësishme është të zgjidhet kjo çështje që të hymë në zgjedhje lokale me hartë të re territoriale.Po për çeshtjen e minoritetit?A e dini që Himara ka bërë histori që 200 vjet më para. Himara është në traditën e saj për sa i përket vetqeverisjes dhe nuk ka problem të madh për të. Himara është një njësi administrative që e ka justifikuar veten që 300 vite më pare. nuk kanë pse i shtojnë bishta apo brigje detesh . Ajo e di shumë mirë se ku ku i fillion dhe mbaron entiteti i saj. Ajo ka prodhuar gjithmon turizëm, kulturë,shtetformim. Për mua s’ka çështje Himara, nëse i frymë atëherë kjo është çështje tjetër. Kjo ndarje territoriale nuk duhet të përdoret si sebep sherri.Ndalemi te partia juaj, si jeni sot?PSM, ka qënë dhe është në koalicion me PS, mendoj që ësht koalicion që i duhet të majtës. Besoj që këto janë vota të shqiptarëve që kanë votuar me besimin e patundur që do bazhdoj të qeverisë gjatë. Opozita e sotme ka nje rrugë të gjatë për të bërë derisa të gjej vetveten dhe të kuptoj se si do fitoj terren ndaj mazhorances. Jam i bindur që koalicioni shumë shpejt do fitoj trajta të reja me përfshirjen në bashkëqeverisje të partive të tjera që jane brenda së majtës. E majta shqiptare duhet të shkoj drejtë konfederatës, por cddo gjë do bëhët në kohen e vet.e.k/oranews/online