Vuçiç me serbët e Kosovës për zgjedhjet e 8 qershorit

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se sot do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me të cilët do të bisedojë rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit në Kosovë., raporton Kosovapress.“Nuk besoj që vendimet e Komisionit Qëndror Zgjedhor të Kosovës janë të mençura, njësoj siç nuk mendoj që është e mençur mosdalja e serbëve në zgjedhje. Megjithatë, ne nuk do i lëm përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë që vetëm të marrin vendim për këtë pa bisedime me Beogradin”, iu ka thënë Vuçiç gazetarëve në Beograd.KQZ e Kosovës ka vendosur simbolet shtetërore kosovare në fleta të votimit, dhe për këtë shkak Lista Serbe ka vendosur ta ngrijë fushatën parazgjedhore të saj.ex/oranews online/