Bruksel, Kodheli s'e lë antikorrupsionin tani asistencë ligjore dhe nga SHBA
Bruksel – Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli jo vetëm që s’do të heqë dorë nga denoncimi i korrupsionit në fushën e mbrojtjes, por është duke kërkuar edhe asistencë ligjore nga Sekretariati amerikan për Mbrojtjen.Kjo kërkesë e saj vjen pas dy mbështetjeve të fuqishme që iu dhanë asaj javën e fundit nga SHBA-ja në luftën antikorrupsion që ka nisur dhe përkundër akuzave të rënda të opozitës shqiptare ndaj dikasterit që ajo mbulon dhe vetë asaj, personalisht.Kodheli ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Ministerialin e radhës të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO dhe sot, ajo ka pasur një takim kokë me kokë me zëvendësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, znj. Evelyn N. Farkas.Gjatë këtij takimi, sikurse bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, “Kodheli e njohu znj. Farkas me reformat aktuale në fushën e Mbrojtjes dhe angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit.Të dy zyrtaret e larta, u ndalën tek çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe mundësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre. Në këtë pikë u diskutua veçanërisht kërkesa për asistencë ligjore e bërë nga ministrja Kodheli, për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit.”ar.sh/Oranews.tv(Mesazhi i postuar në profilin në Fcb të Ministres Kodheli)