INUK vijon aksionin në Skelë, “Fshesës” nuk i shpëton as filiali i postës
Vlore-INUK është fokusuar ne prishjen e objekteve me dhe pa leje nga skela në drejtim të Ujit të Ftohtë, të cilat pengojnë zgjerimin e rrugës në këtë aks, ndërtimi i të cilës pritet të nisë shtatorin e këtij viti. Gjatë ditës së sotme janë shembur dy objekte banimi , një hotel tre katësh, 7NË TOTAL numri i objekteve te prishura vetem gjate dy diteve te funditVijon në ditën e tij të dytë aksioni i INUK ne qytetin bregdetar të Vlores .Ndertimoret jane fokusuar në prishjen e objekteve me dhe pa leje nga Skela në drejtim të Ujit të Ftohtë, të cilat pengojnë zgjerimin e rrugës në këtë aks, ndërtimi i të cilës pritet të nisë shtatorin e këtij viti. Gjatë ditës së sotme janë shembur dy objekte banimi, nje hotel tre kateësh. 7 Në total është numri i objekteve të prishura vetëm gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që aksioni vijon.Në listën e INUK është edhe filiali i postës në Skele që ishte ditë pune deri në ora 10:00, orar në të cilën inuk lajmeroi se do të prishte objektin. Drejtoresha e postës Entela Shkurtaj sqaron se janë detyruar të spostohen pasi nuk kishin njoftim të mëparshëm për prishjen.“Të shtunën inspektoriati i INUK ka ardhur dhe ka bërë një njoftim verbal punonjëseve të postës se Skelës. Më pas me interesimin tonë institucional e kemi verifikuar dje në Bashki VKM që ka ardhur por njoftimet nuk janë bërë, normalisht as afatet nuk janë respektuar. Kjo na ka penguar në punë e përditshme, në shërbimin e qytetarëve”, tha Shkurtaj.Aksioni I INUK pritet te vijoje me shembjen edhe te dy banesave te tjera dhe nje bar restoranti dy katesh.