Greqia e Italia: Shqipërisë t'i jepet statusi, sepse nxit reformat

Austri –Greqia dhe Italia bëjnë thirrje për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë nga Konferenca për Ballkanin Perëndimor që u mblodh në datën 2 qershor në Vienë.Sot, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangjelos Venizelos ka deklaruar se "dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është diçka shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që këtë muaj, ky status të jepet"."Greqia ka qënë pozitive dhe inkurajuese që në fillim, që në  dhjetorin e kaluar, për dhënien e statusit të kandidatit, Shqipërisë," - është shprehur Venizelos, - dhe ne shpresojmë që në mbledhjen e ardhshme, këtë muaj, Këshill i Ministrave të Jashtëm të vendosë t’i japë statusin e vendit kandidat.”Deklarata e Venizelos është bërë sot gjatë takimit që ai ka pasur me mediat në përfundim të Konferencës së Vienës për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me homologun e tij italian dhe atë austriak.Ministrja e Jashtme italiane Mogherini: Do nxisë reformatEdhe Ministrja e Jashtme e Italisë, Federika Mogherini ka deklaruar po sot se dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë "do të njihte reformat që ka bërë vendi dhe  angazhimin politik të qeverisë shqiptare për të ecur përpara me reforma shtesë, ç'ka do të sillnin më shumë progres”, tha Mogherini.Perspektiva e Ballkanit ne BEMinistri i Jashtëm grek Venizelos ka theksuar gjatë konferencës për shtyp se “Prania jonë këtu është dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët e të gjatë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.Muajin e kaluar në Selanik kemi pasur mundësi për të përsëritur dhe të rigjallëruar interesin tonë për zgjerimin e BE-së dhe për të riafirmuar angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane të rajonit .Të gjithë ne këtu sot besojnë në fuqinë transformuese të procesit të pranimit , në rëndësinë e ruajtjen e besueshmërisë së procesit.Sfidat specifike - veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit , mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut , bashkëpunimi rajonal , marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qeverisja janë hapa vitalë përpara duke u fokusuar më mirë dhe në menaxhimin e përpjekjeve tona të përbashkëta.Presidenca greke është përqendruar në menaxhimin e dosjeve individuale të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë në rajon . Kam pasur mundësi , në shkurtin që kaluam , gjatë udhëtimit tim në Ballkanin Perëndimor , për të diskutuar të gjitha këto çështje në thellësi me udhëheqësit e Malit të Zi , Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovinës.Unë jam i kënaqur,” - përfundoi Ministri i jashtëm grek,-“ që Presidenca greke nuk është e vetmja që promovon perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor.”ar.sh/Oranews.tv