Poloni, Obama: SHBA fond 1 mld dollarë për sigurinë në Europë

Presidenti Barak Obama ka deklaruar sot se SHBA do të caktojë një fond prej 1 miliard $ (£ 600 milion) për të rritur sigurinë ushtarake të SHBA në Evropë. Deklaratat e Presidentit të SHBA u bënë në Poloni gjatë një konference me presidentin polak Bronislaw Komorowski.Obama, i cili do të takohet me udhëheqës të NATO-s për shkak të shqetësimeve mbi krizën e Ukrainës, tha “se siguria e aleatëve evropianë është e shenjtë".Obama paralajmëroi Rusinë që të mos provokojë tensione të mëtejshme në Ukrainë .Ai tha “se Moska duhet të përdorë ndikimin e vet për të thirrur separatistët në lindje të Ukrainës”Programi , i cili do të financojë rotacionet ushtarake të SHBA në Evropë , do të duhet miratimi i kongresit. Obama tha se “SHBA gjithashtu do të rritë partneritet me vende të tilla si Ukraina dhe Moldavia”Në muajin prill, 150 ushtarë amerikanë u dërguan në Poloni për ushtrime ushtarake.Obama do të vizitojë gjithashtu Belgjikën dhe Francën gjatë turneut të tij në Europë.