Mehmet Hasalami në "Ora News": Galeritë e vjetra do kthehen në normalitet
Në një intervistë për “Ora News” , Drejtori i Zhvillimit të minierave në Ministrinë e energjisë dhe Industrisë, Mehmet Hasalami ka folur për gjëndjen e minierave në Shqipëri dhe draft-ligjin e hartuar, i cili pritet të miratohet nesër.Hasalami ka thënë se synimi i ligjit përfshin përmirësimin tërësor të proçedurave që rregullojnë hapësirat ligjire në miniera dhe sipas tij ka patur “shkatërrime e abuzime të mëdha”.“Galeritë e vjetra do kthehen në normalitet”, tha ai.Përballë gazetarit Edvin Peçi, Hasalami ka pohuar se investimet e deritanishme, për sigurinë në punë janë të pakonsiderueshme, ndaj janë marrë masat për modelimin e minierave nga ana grafo-analitike.Mehmet Hasalami ka folur edhe për protestën e banorëvë të kalimashit, ku sipas tij shfrytëzimi i minierës është bërë në mënyrë klandestine dhe ata nuk kanë subjekte të liçensuara.“Ne shpresojmë që deri ne fund të vitit të mos ketë asnjë klandestinë që shfrytëzon çdo cep të territorit shqiptar”, tha Hasalami në fund të intervistës, duke shpresuar miratimin në Parlament dhe vënien në zbatim e këtij ligji.Ja intervista e plotë: Pse kanë qënë të nevojshme këto ndryshime dhe ku konsistojnë më shumë?Synimi i ligjit është një përmirësim tërësor të proçedurave që rregullojnë të gjithë hapësirat ligjore në industrinë minerare, pasi është vërejtur që shkatërrime të mëdha janë bërë këto vite. Nga eksperienca dhe dëmet që kemi marrë në këto miniera kemi parë që shumë gjëra duhen rregulluar dhe paketa ligjore që kemi përgatitur përfshin sigurinë në punë, rregullat strikte të shfrytëzimit të minierës. Një ndër pikat kryesore është rregullimi me ligj dhe forcimi i ligjit për sigurinë në punë, pasi këto vite ka patur aksidente me pasojë vdekjen. Këto kanë arrdhur nga mungesa e ligjit dhe mos zbatimi i tij. Ne kemi synuar me këtë ligj të bëjmë të mundur eleminimin e aksidenteve dhe shfrytëzimi i të gjithë vendburimeve natyrore të bëhet model modern si në çdo vend në Europë. Shqipëria ka eksperiencë të konsiderueshme në kërkimin e minierave dhe ne synojmë që kjo eksperincë të mëshirohet në ligj, duke krijuar hapësirat e nevojshme për bizneset që edhe t’ju krijohen hapësira por dhe të zbatojnë ligjin. Me rendësi është një term i ri i futur në ligj, “rehabilitimi progresiv i mjedisit”. Ju keni parë që në shumë vendburime, që nga Kruja dhe në rruge, që prishin imazhin dhe ambjentin dhe shkakton nivel të madh ndotje. Çdo vit një subjekti minerar nuk mund ti rinovohet leja e shfrytëzimit nëse nuk ka zbatuar projektin mjedisor. Kjo është tendenca e futur nga ne. Një tjetër ështe me galeritë e vjetra, ligji parashikon qe këto galeri, t’i mbyllin grykat e hapura, duke krijuar një ambjent shumë të bukur, që këtyre galerive pas dy tre vitesh mos t’i duket gryka.A është bërë një inventarizim se sa miniera janë aktualisht, në ç’gjendje janë?Ne kemi analizë të qartë dhe të plotë për ato që jane efektive. Një pjesë e tyre jane revokuar, i ështe hequr leja e shfrytëzimit. Një pjese i janë marrë masat e duhura, qoftë me pagesat dhe sigurimin teknik. Aktualisht janë mbi 120 leje te revokuara. Një pjesë nuk kishin paguar garancinë e mjedist dhe investimit. Një pikë tjetër që synojmë është ndryshimi i sipërfaqes së lejes minerare. Një aspekt tjetër që lidhet me ndryshimin në ligjin minerar është “heqja e servitutit për punimet nëntokësore”.Servitut është e drejta kalimi në një galeri që s’ështe e tija dhe e posedon dikush tjetër. Deri tani viktimë e shfrytëzimit të minierave janë edhe vendimet e gjykatave, të cilët pa asnjë lloj profesionalizmi japin vendime absurde dhe në kundërshtim me rregullat teknike dhe hapësirat e minierave.Kur ka ndodhur dhe pse ka ndodhur?Nuk e besoj se shumë nga gjyqtarët kanë aftësine e duhur për të gjykuar për minierat, duke i dhënë të drejtën e kalimit dikujt që nuk i takon. Ne kemi përcaktuar se secili subjekt që do të shfrytëzoj një zonë minerare duhe të hap punimet e e veta minerare. Çdo subjekt nëse do të shfrytëzoj një zonë minerare duhet të hap punimet e veta. Pra ajo të përdor me vendim gjykate një rrugëdalje dhe rrugëhyrje, apo ajërimi të një subjekti tjetër. Një koncept tjetër i futur në ligjin minerar është dhe “koncepti i dhënies së lejeve minerare” në afat të shkurtër për nevojat e pushteti vendor. Rruga e Arbërit për shembull, institucioni shtetëror që administron rrugët, ka të drejtë që në një aplikim të shkurtuar mund të marrë një leje shfrytëzimi minerar të shkurtër, pa iu nënshkruar proçedurave të gjata. Deri tani ka qënë për komunat që nuk e kanë përdorur këtë hapësirë ligjore, tashmë iu është dhënë e drejta që të aplikojnë në mënyrë të përshpejtuar dhetë marrin hapësirat e duhura.Ndalemi te pikat e dobëta, pjesa e lejeve koncesionare, çfarë do të sjell ndryshe ligji i ri, a do të kufizohen mundësitë për korrupsion?Kemi dy shoqëri kryesore koncesionare,” shoqëria Albkrome”, që shfrytëzon që nga 2001 minierën e Bulqizes. Ne kemi këmbëngulur që të vazhdojë hapja e punimeve të thellësisë dhe hapja e ketij pusi për ti dhënë jetëgjatësi minierës, për ta bërë minierën të shfrytëzueshme. Është kontraktuar kjo hapje pusi, e cila është një investim privat me 15 milion euro dhe shpresojmë që në qershor të nis shpimi i pusit. Kjo duhet të ishte bërë vite më parë, por është mosrespektimi i kontratës. Kjo ka qënë marrëveshje e ministrit Ruli. Ai bëri marrëveshje të gabuar që e penalizoi minierën e Bulqizës, sepse shfryytëzimi i minierës ka një rregull shumë strikt. Një gjë i tillë u zvarrit deri tani.Nga bisedat me minatorë më kanë thënë që aty punohet me mjete dhe infrastrukturë të 85-ës, pra investimet mungojnë, kanë ardhur shoqëri koncesionare ,kanë shfrytëzuar pasuritë tonë të nëntokës dhe praktikisht i kanë lënë kështu?Janë bërë disa investime jo të konsiderueshme por ne shpresojmë që këto investime të bëhën . Dhe janë marrë të gjitha masat që miniera e Bulqizes te modelohet nga ana grafo-analitike dhe të ketë një prodhim shumë herë më të lartë se sa është sot. Më pas për të gjithë operatorët dhe subjektet që punojnë në këtë vëprimtari.Sot ka patur një protestë në Kalimash kundër dhënies me koncesion të një minierë në atë zonë. Ka patur akuza që ka patur konçesione që janë dhënë firmave fantazëm që kanë shfrytezuar minierën, a jeni në dijeni të këtij rasti?Deri tani kjo minierë i është dhënë në konçesion deri para 7-8 muajsh një shoqërie që është munduar të futet ne ambjentet e minierës. Rezistenca e banorëve që kanë shfrytëzuar në mënyrë klandestine ka bërë që sot të ndërhyj policia e shtetit për të bërë të mundur vënien në një dispilinë shfrytëzimi në këtë minierë. Shpresojmë të bëhët i mundur shfrytëzimi normal i kësaj minierë. Nuk ështe se banorët e zonës kanë subjekte të liçensuara, këto shfrytëzime do i presim.Ka patur denoncime nga kompanitë e licensuara për ato jo të koncesuara të cilat i shkaktojnë dëm dhe buxhetit të shtetit dhe dëmtojnë tregun?Ka një marrëveshje mes policisë së shtetit, tatimeveve, doganave dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për ta futur në disiplinë këtë lloj shfrytëzimi i cili deri para pak kohësh ishte jashtë rregullave dhe rezultatet janë të kënaqshme. Ne shpresojmë që deri ne fund të vitit të mos ketë asnjë klandestinë që shfrytëzon çdo cep të territorit shqiptar.Kur pritet të jetë gati ligji, të përmbyllet dhe të shkoj për miratim në qeveri dhe parlament?Edhe pas hartimit të draft ligjit ne kemi thirrur të gjitha grupet e interesave, profesorë, pedagogë, subjekte nga shoqata e inxhinierëve të minierës dhe iu është kërkuar mendim. Nesër është data e fundit dhe neser do mbyllet përfundimisht në bazë të gjithë faktorëve që kanë ndikim, që ky ligj të jetë i zbatueshëm dhe të mos ndryshoj. Shpresojmë ta kalojmë në parlament para pushimeve. Pra deri në fund të korrikut. Ky ligj shoqërohet me një paketë të plotë ligjore që subjektet minerare të mos kenë ansjë llojë mundësi abuzimi.e.k /oranews online/