Policia me këngë:'Dhe një gotë po pate pirë, të ndaloj.Kam detyrë të jesh mirë'

Tiranë – “Edhe kur të ndaloj , se një gotë më shumë ke pirë, e bëj vetëm për ty, kam detyrë që të jesh mirë!”- Këto janë vargje të këngës së Policisë së Shtetit, më saktë, të videoklipit që Policia sapo “e ka hedhur” në treg.Qëllimi i këngës së policisë titulluar "Së bashku" është që t’iu afrohet qytetarëve, që ta besojnë dhe të bashkëpunojnë me të.Ajo këndohet nga Florian Kondi dhe Mariza Ikonomi dhe në video, interpretojnë figura të njohura si Alket Islami, Ela Tase, Marina Vjollca, Ema Andrea, Neritan Licaj, Fatos Baxhaku, Eno Milkani, Luana Vjollca dhe Jona Spahiu.Për herë të parë, policia tenton të përfshihet butë me njerëzit duke përdorur si mjet këngën; ca më tepër, një videoklip që lëshon mesazheje paqeje duke kërkuar bashkëpunim.Nuk dihet sesa do të jetë numri i klikimeve të këtij videoklipi dhe sa do të pëlqehet ai, por një gjë duket qartë: Videoja shumëplanëshe zbavit, ndërsa mesazhi i saj kapet fare lehtë.Ja çfarë thotë teksti i "këngës së policit" Së bashkuE di, më shmangesh ti,Sa herë mua më shikonUnë jam njësoj si ty,Jam ai që ty të mbron!Edhe kur të ndalojSe një gotë më shumë ke pirëE bëj vetëm për ty,Kam detyrë që të jesh mirë!Njësoj si ty, njësoj si ty, me ty jamMendoj për ty, mendoj për ty, mendoj për tyDhe mos thoni më se s’ka policiSe policia jemi unë dhe tiJemi unë dhe ti! Jemi unë dhe ti!Edhe kur të ndëshkoj,Rregullat kur nuk zbatonE bëj vetëm për ty,Sepse ti këtu jetonEdhe kur diçka nuk shkonBën mirë të telefonoshQë nesër të mos ndodhëAjo që nuk dëshironNjësoj si ty, njësoj si ty,Me ty jam, mendoj për ty.Dhe mos thoni më se s’ka policiSepse policia jemi unë dhe ti!Unë dhe ti! Jemi unë dhe ti!ar.sh/Oranews.tv