PD: Ekonomia në rënie, Xhaçka: Qeveria e PD e futi vendin në borxhe

Mes mazhorancës dhe opozitës ka përplasje në lidhje me shifrat e ekonomisë. Lulzim Basha përpara deputetëve të Partisë Demorkatike deklaroi se qeveria ka dështuar me shifrat ekonomike të muajit të kaluar dhe se kjo qeveri po bën propagandë për t’i zbukuruar këto shifra. Nga ana tjetër Olta Xhaçka nga selia e Partisë Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratave Bashës se ekonomia ne vend është përkeqësuar. Sipas deputetes Xhaçka ekonomia shqiptare nuk është në rënie por në rritje, ndryshe nga ku e zhyti qeveria e mëparshme. Sipas deputetes socialiste shifrat që paraqiti Basha për ekonominë janë kontradiktore.“Kursi i përkeqësimit të gjithanshëm të treguesve të saj ka vijuar të thellohet gjatë muajit prill. Shifrat zyrtare të muajit të kaluar pavarësisht tendencencës së njohur të qeverisjes propagandistike për t’i zbukuruar, pohojnë qartë dështimet e saj të përditshme dhe të njëpasnjëshme të qeverisë Rama-Meta në këtë fushë”, tha BashaOlta Xhaçka u shpre se “ Basha paraqiti disa shifra kontradiktore me njëra-tjetrën për tu thënë shqiptarëve se ekonomia nuk po ecka me rritmet e duhura. Pyetja që shtrohet natyrshëm është se me rritmet e kujt, me rritmet e qeverisë së kaluar që e zhyti qeverinë në borxhe dhe krijoi 1 milion të papunë?”Për papunësinë Basha u shpreh se “nga njëra tjetër, qeveria tha se qeveria paraardhëse ka lënë pa-paguar mbi 30 milionë dollarë detyrime për pagesat e papunësisë.  Por në këtë periudhë kjo qeveria ka mbajtur të njëjtën nivel pagese, ku vetëm në muajin prill 2014 ka dështuar duke paguar 851 milionë më pak sesa qeverisja jonë”.Nga ana e saj Xhaçka deklaroi se numri I të punësuarve në Shqipëri është rritur.“Numri I të punësuarve të formalizuar në Shqipëri është shtuar me 30 mijë vetë. Paketa e re fasone dhe qasja e re në fshat janë duke hapur çdo ditë vende të reja pune. Shqipëria në mujin prill eksportoi 10.3% më shumë se një vit më parë në kohën kur qeveriste opozita e sotme”, u shpreh Xhaçka.Olta Xhaçka tha gjithashtu se “ deri tani janë shlyer 200 mln dollarë borxhe që qeveria e kaluar, sot në opozitë u kishte sipërmarrësve vendas. Sigurisht që Basha për borxhet nuk flet pasi deri dje pretendonin se nuk ekzistonin borxhet”.“Që ekonomia po ecën në rrugën e duhur këtë e konfirmon edhe FMN edhe BB, të dyjave që u është rikthyer besimi te qeveria shqiptare”, tha deputetja e PS.