Dhoma Amerikane e Tregtisë: Luftoni informalitetin
Biznesi amerikan i ka kërkuar qeverisë që të luftojë informalitetin në ekonomi dhe të rrisë transparencën.Në konferencën ”Sfidat e Zhvillimit Ekonomik” ambasadori Aleksandër Arvizu vuri theksin në rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila vjen vetëm nga transparenca.“Që të kemi rritje ekonomike është shumë e rëndësishme që të përmirësohet situata aktuale.Për Shqipërinë është shumë e rëndësishme rritja e punësimit dhe kjo vjen vetëm nëse ndiqen praktika transparente me bizneset,nëse krijohen kushtet e duhura për konkurencë dhe zbatohen kontratat e lidhura. Pra gjithçka nis prej krijimit të një klime të favorshme për zhvillimet e bizneseve”, -tha ambasadori Arvizu.Ndërkohë drejtori i Dhomës amerikane në Shqipëri, Mark Crowford kërkoi nga qeveria që të luftohet informaliteti.“Dy çështje të rëndësishme janë për ekonominë shqiptare. Si fillim duhen reforma ekonomike pasi tashmë struktura ka ndryshuar dhe duhen stimuj të rinj. Por shumë e rëndësishme për Shqipërinë është lufta ndaj informalitetit. 48% bizneseve mendojnë se kushtet ekonomike nuk janë të favorshme për bërë biznes ndërsa 78 % e vlerësojnë ekonominë informale”- tha Crowford.Në konferencë janë diskutuar gjithashtu indikatorë të rendësishëm për ekonominë dhe perceptimi i tyre prej bizneseve amerikane.