Dha leje ndërtimi mbi Ujësjellës, pranga ish-drejtorit të Ujësjellësit Librazhd
Elbasan- Një tjetër ish-zyrtar bie në prangat e policisë për shpërdorim detyre. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ish-drejtorin e Ujësjellësit të Librazhdit, 52-vjeçarin Petrit Zeneli, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.Ndalimi i tij u bë gjatë operacionit policor të koduar 'Kolektori'.Sipas policisë Zeneli në 2011 ka miratuar nje leje ndërtimi mbi tubacionin kryesor te Ujësjellësit të Librazhdit, ndërtim ky që solli dëme të mëdha në furnizimin me ujë të qytetit.Ndërkohë në një tjetër operacion policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim.Shtetasi Xhon Rusta 18-vjeç u vu në prangat e policisë pasi Gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentative dhe armëmbajtjes pa leje.bk/oranews online/