KE miraton nesër raportin për statusin, brenda ditës prezantohet

Ethet e progres-raportit do të mbajnë të mbërthyera shqiptarët edhe për 24 orët në vijim. Dhe pse ishte parashikuar prezantimi i tij për sot, Komisioni Europian në një komunikim të dytë përmes zëdhënësit të Komisionerit Stefan Fule, Peter Stano ka bërë me dije se miratimi i progres-raportit për Shqipërinë do të bëhert të mërkurën dhe brenda ditës pritet dhe prezantimi i tij.Vlerësimi i Komisionit përmbledh arritjet e vendit në fushën e sundimit të ligjit, krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në 6 muajt e fundit, duke përsëritur në mënyrë më të qartë rekomandimin e tetorit se vendi përmbush kushtet e nevojshme për dhënien e statusit kandidat.Dokumenti kalon sipas "proçedurës së shkruar", që do të thotë se ai quhet i miratuar nga Kolegji i Komisionerëve, në rast se askush prej tyre nuk kundërshton, qoftë dhe pjesërisht, përmbajtjen e raportit deri paraditen e së mërkurës.Në përfundim të mbledhjes së komisionerëve, dokumenti u shpërndahet vendeve anëtare dhe bëhet publik në Tiranë brenda të njëjtës ditë nga komisioneri Stefan Fule, në tryezën e parashikuar të dialogut të nivelit të lartë që shqyrton prioritetet kyçeNë bazë të këtij vlerësimi nga Komisioni, pas shqyrtimit nga përfaqësuesit e vendeve anëtare që mbulojnë Ballkanin, ministrat europianë vendosin në mbledhjen e 23 qershorit në Luksemburg mbi kandidaturën e Shqipërisë dhe ky vendim i kalon për konfirmim samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive në fund të muajit, në datat 26 dhe 27 qershor.Ndërkohë sot në Vjenë Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe të Italisë, Evangjelos Venizellos dhe Federika Mogherini do të paraqesin prioritetet e vendeve të tyre për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.