Vendet e Gjirit apelojnë për tranzicion politik në Siri
Përfaqësuesit e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit kanë bërë thirrje për tranzicion të shpejtë politik në Siri.Përmes një deklarate të përbashkët, ata kanë shprehur “trishtimin e thellë me gjakderdhjen e vazhdueshme, si dhe me shkatërrimin e qyteteve dhe të infrastrukturës”.Ata po ashtu i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë “hapa të shpejtë dhe seriozë” dhe të sigurojë ndihma humanitare për njerëzit.Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit përbëhet nga gjashtë shtete: Arabia Saudite, Katari, Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.Të gjitha këto kanë shprehur po ashtu mbështetjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Opozitës si “përfaqësues legjitim të popullit të Sirisë”.Protestat kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë nisur në mars të viti të kaluar. Mbi 44,000 njerëz, shumica nga ta civilë, thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.