Papa Benedekti uron Krishtlindjet me Urbi et Orbi

Papa Benedikti i 16-të nga Vatikani ka uruar besimtarët katolikë në të gjithë botën për festën e Krishtlindjeve.Papa ka përsëritur urimin e tij në 65 gjuhë të botës ku mes të tjerash edhe në shqip. “Gëzuar per shumë vjet Krishtlindjet!”, uroi Papa nga ballkoni i Bazilikës gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjes.Në meshën e njohur si "Urbi et Orbi” (për qytetin dhe për botën) të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin.Ai u bëri thirrje besimtarëve në mbarë botën që gjërat t’i shikojnë më thellë dhe jo vetëm në sipërfaqe, sepse vetëm kështu mund të njohin gëzimin dhe dritën e vërtetë.Papa Benedikti u lut për paqe, sidomos në Lindjen e Mesme si dhe izraelitët dhe palestinezët të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe.