Raporti i KE-së për Maqedoninë, kritika por edhe progres
Komisioni Evropian (KE), publikon sot raportin për progresin që kanë bërë shtetet e Ballkanit gjatë vitit 2012, përfshirë këtu edhe Maqedoninë. Dokumenti në fjalë zyrtarisht do të prezantohen në nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.Agjencia e lajmeve INA, thekson se raporti i KE përmban rekomandim të ri për fillimin e negociatave me Maqedoninë.Sipas konstatimeve ai është pozitiv, por përmban edhe rekomandime për zgjidhjen e kontestit të emrit, kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, reformimin e gjyqësorit si dhe përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike.Komisioni propozon edhe se "Momentumi i reformave duhet të mirëmbahet në të gjitha sferat nga kriteret politike, posaçërisht të sigurohet zbatimi i tyre". Sipas KE-së, kjo është posaçërisht e e rëndësishme në qeverisjen e të drejtës, duke përfshirë lirinë e shprehjes, ku sipas Komisionit duhet të përforcohen përpjekjet.Në raportin kyç të Komisionit për Maqedoninë, në fokus është edhe kontesti i imponuar për emrin me Greqinë, në Strategjinë e saj për zgjerim lidhur me vendin tonë, thekson se dialogu nën patronazhin e OKB-së që po zhvillohet nga viti 1990 edhe pse nga viti 2009 është plotësuar me kontakte bilaterale, duke përfshirë edhe nivelin e kryeministrit, deri më tani nuk solli asnjë rezultat.KE-ja e përmend edhe aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me të cilin konfirmoi se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen kohore me Maqedoninë me kundërshtimin e pranimit të saj në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008. Mbetet esenciale, thotë Komisioni, zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinje, duke përfshirë zgjidhje kompromise dhe të pranueshme të ndërsjellë për emrin, nën patronazhin e OKB-së.