Ministrat e mbrojtjes së NATO-s diskutojnë për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 13:49
Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, të cilët u mblodhën dje në Bruksel, për të nisur takimin dyditor, pritet të diskutojnë sot edhe për situatën në Kosovë.Zyrtarë të NATO-s u kanë thënë gazetarëve në Bruksel se do të “shqyrtohet gjendja aktuale në Kosovë dhe do të paraqitet raporti më i ri për operacionet e KFOR-it”.Sipas tyre, do të ketë kryesisht diskutim teknik dhe nuk është parashikuar të merren vendime lidhur me zvogëlimin e trupave ose për çështjet taktiko-operative.Ndërkohë Ministrat e mbrojtjes së NATO-s pritet të diskutojnë për Afganistanin në ditën e dytë të takimit të tyre ku do të diskutohet për progresin e bërë nga misioni i ISAF si dhe për sigurinë që garanton Afganistani pas tërheqjes së trupave të NATO-s.