Zhbogar-Kosovës: Ju duam në BE
Në një ceremoni solemne Bashkimi Evropian, të martën mbrëma ka hapur Qendrën për Informimit dhe Kulturë në Prishtinë, me ç`rast u tha se Bashkimi Evropian dëshiron të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës, dhe është i interesuar që edhe Kosova, një ditë të jetë ne mesin e shteteve të BE-së.Duke e vlerësuar tejet të rëndësishme hapjen e kësaj qendre, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, theksoj se me hapjen e kësaj zyre Bashkimi Evropian dëshiron të tregoj se është në mesin e qytetarëve të Kosovës. Ai gjithashtu pohoi se BE-ja është e interesuar që Kosovën një ditë në familjen e madhe evropiane.“Përmes hapjes së qendrës së re në qendër të Prishtinës, Bashkimi Evropian mëton t`i bëjë të dyja këto: ne duam të tregojmë se vendi ynë i vërtet është këtu, në mesin e qytetarëve, në rrugë, së bashku me të gjitha brengat dhe shpresat e tyre. Aty ku festoni dhe protestoni. Por, duke ia hapur dyert simbolikisht partnerit tonë më të ngushtë në Qeveri, Ministrisë për Integrime Evropiane, ne duam gjithmonë të tregojmë qartazi dhe hapur se Bashkimi Evropian është i hapur për kandidat dha anëtar të ri. Ne ju duam juve brenda” ka thënë Zhbogar.