Berisha: Rama dërgon mercenarët e tij për t'u perleshur me grevistët

Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme tek çadrat e urisë mes grevistëve dhe të shkarkuarve nga Bashkia e Tiranës. Sipas Berishës, kryeministri Rama me pafytyrësi dërgoi fallangat e tij per t'u perleshur me grevistet e urise dhe prishur atyre greven.“Pafytyresi! Pafytyresi! Pafytyresi! Edvin Kristaq Rama dergon mercenaret e tij per t'u perleshur me grevistet e urise. Te dashur miq, ne dhjetor te vitit 90, Spiro Koleka, anetar i byrose politike hoxhiste dhe persekutori mizor i qindra e qindra intelektualeve teknik shqiptar dhe daja i Edi Rames, do kerkonte perdorimin e tankeve dhe blindeve per te shtypur levizjen studentore. Pas me shume se 23 vite nipi i tij Edvin Kristaq Rama dergoi fallangat e tij per t'u perleshur me grevistet e urise dhe prishur atyre greven. Ky akt i shemtuar te rikujton rikthimin e vullnetareve te Enverit, fallangave te krimit, qe krijuan bllokmenet para fundit tyre. Rama IK!! IK!! IK!!” shkruan Berisha në fb.