"E premtja e zezë", grevë 48 orëshe në Itali, paralizohet transporti

Italia- Nën shembullin e Greqisë, edhe Italia është përfshirë nga një grevë e përgjithshme 48 orëshe, të cilën mediat vendase e kanë cilësuar edhe si "e premtja e zezë" për shkak të kaosit që ka pllakosur vendin.Në këtë grevë janë përfshirë të gjitha sindikatat e transportit vendas, autobusët metrotë dhe kompanitë ajrore.Greva u paralajmërua nga Unioni i Sindikatave i cili theksoi se u vendosën të bëhen dy ditë grevë kundër privatizimeve të sektorit të transportit publik dhe për ringjalljen e tij. Greva ka krijuar probleme dhe kaos për të gjithë ata që kishin vendosur të udhëtonin këtë të premte, kryesisht me avion.Probleme dhe pezullime të fluturimeve, ka patur edhe në qytetet e mëdha si Milano, Roma, Torino, Venezia, Bolonja, Firenze, Napoli e Palermo, ku aeroportet po punojnë me orare të limituara.Ndërsa në dy sektorët e tjerë të transportit publik, gjer mëngjesin e të shtunës, do të respektohen oraret e grevës.Greva e fundit e organizuar nga sindikatat e pavarura në Itali u organizua në vitin 2012, në kohën kur vendi qeverisej nga kryeministri Mario Monti, për të kundërshtuar hapur planet e qeverisë së atëhershme për ndryshimin e ligjit të punës.Përmes tyre, qeveria teknike e drejtuar nga Monti kërkonte te hiqte disa mbrojtje ligjore kundër shkarkimit nga puna. Masat e atëhershme synonin reduktimine borxhit kombëtar dhe rrikthimin e rritjes ekonomike.