Parcelat me kanabis, policia hyn në Kurvelesh, banorët qëllojnë në ajër

Tepelene- Mesnatën e djeshme banorë të zonës së kurveleshit, kanë qëlluar në ajër për të trembur forcat e policisë të cilat po ndërmerrnin një operacion për asgjësimin e parcelave me kanabis.E gjitha ka ndodhur mesnatën e së enjtes 29 maj, ndërsa policia është tërhequr nga fshati në kufi me Tepelenën për tu kthyer mëngjesin e sotëm ‘të blinduar me forca speciale”Mbi 850 efektivë mes tyre forca speciale të Tepelenës, Gjirokastrës por edhe të RENEA kanë hyrë në mëngjes në fshat për të ndërmarrë operacionin për kontrollin, dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, nëse ka.Mësohet se  ka shumë të ndaluarm mes tyre edhe kryepleq të komunës Kurvelesh. Këta të fundit sinjalizohet se kanë qenë në dijeni të mbjelljes së lëndës narkotike, por nuk kanë raportuar në polici.