Aksidenti tradhëton trafikantët, gjendet droga poshtë makinës
Një makinë pasi ka kaluar pa problem doganën e Kakvajiës, është aksidentuar në aksin Kakavijë-Janinë dhe është përmbysur. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia greke e cila zbuloi se në makinë ishin fshehur 10 kg marijuhanë, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte larguar duke braktisur makinën me drogë.Nga kontrolli janë gjetur të fshehura në shasi, 9 pako me 10 kg Marijuanë, ndërsa policia greke pohon se mjeti drejtohej nga shqiptari 33 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Poseduesi i drogës është vënë në pranga nga dogana e Kakavijës më pas, në tenativë për tu futur përsëri në Shqipëri dhe i janë sekuestruar 600 euro dhe 2 aparatë celularë. Policia tashmë ka shpallur në kërkim pronarin e automjetit me të cilin po transportohej droga, por për arsye hetimi gjeneralitetet e tij nuk janë bërë të ditura.
(Në foto: Droga e gjetur në automjetin e përmbysur)