Incident në çadrën e grevës, të shkarkuarit e Ramës përplasen me të shkarkuarit e Bashës

Dita e 10 e grevës së urisë të shkarkuarve nga administrata është shoqëruar me incidente dhe përplasje fizike.Gjithcka nisi kur një grup personash që pretendonin se ishin shkarkuar nga kryebashkiaku Basha kërkuan të bashkohen me ta dhe më pas u përfshinë në debate dhe konfrontime fizike.Incidenti ndodhi rreth orës 13:00 tek Piramida, ku ndodhen dy çadrat ku grupi i të shkarkuarve nga administrata dhe policë në lirim vazhdojnë grevën e urisë prej 21 majit.Një grup të shkarkuarish nga bashkia të cilët pretendonin se ishin larguar nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha shkuan tek çadrat duke thënë se donin t'i bashkoheshin kauzës së tyre.Kjo është quajtur provokim nga grevistët.Situata për gati 30 minuta ka qenë tepër e nderë, me përplasje fizike si dhe me ofendime.Madje në një moment Nertila Qafzezi, kryetarja e grevës së urisë dhe kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata tentoi të kapë për flokësh njërën nga gratë e shkarkuara nga Basha, si dhe sulmoi fizikisht disa prej tyre.5Në momentin kur një gazetare e pyeti Qafzezi e justifikoi veprimin e saj të dhunës me faktin se ishte provokuar ndërsa gjëndja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë për shkak të grevës së urisë."Provojeni se çfarë do të thotë të rrish pa bukë vetëm me trisol e ujë. Ata nuk pranuan të hyjnë në çadër. Kjo do të thotë që është inskenim. Ajo vjen e çlodhur e veshur e larë, ndërkohë që unë kam10 ditë pa bukë"Pjese nga debati sot para PiramidësE shkarkuara nga Basha: "Erdhëm këtu për tu bashkuar kauzës. "Grevisti: Mos na provokoE shkarkuara nga Basha: Me këtë fjalor nuk vij unë, ngre një çadër tjetërQafzezi: Hajde në cadërE shkarkuara nga Basha: Me këtë fjalor nuk vij unë,E shkarkuara nga Basha: Do ngremë cadrën te Basha.Qafzezi: Unë jam e bashkuar me ju që në mommentin ju jeni të larguar nga puna. Unë jam në këtë cadër nëse ju doni të bashkoheni me ne ejani në këtë cadër dhe të ngremë zërrin kundër padrejtësive që na janë bërë. Unë jam për të mbrojtur bashkinë e tiranës apo të shaj kryeministrin, unë jam vetëm për tu rikthyer në punë.Ne jemi 10 ditë që luftojme me shpirtin tonë dhe Edi Rama në vend të na mbështeste, sot kemi një shoë mediatik, për të treguar se janë larguar nga Lulzim Basha, por kjo nuk përbën një lajm. Ne i ftuam ato zonja që të futen në këtë çadër këtu me ne, por nuk pranuan, kjo tregon që e gjitha ishte një inskenim mediatik. Qafzezi: Ne jemi të larguar nga puna dhe kërkojmë drejtësiI shkarkuar nga bashkia: Po shoh që ju jeni këtu të larguar këto 2-3 muajt e fundit, Ju nuk keni bërë thirrje të gjithë të larguarve nga puna.Qafzezi: Ju lutem më dëgjoni, jam më e lodhur se kam 10 ditë e ngujuar këtu.I shkarkuar nga bashkia: Kam qendruar dhe unë dikur kështuQafzezi: Po pse nuk e keni ngritur zërinI shkarkuar nga bashkia: E kam ngritur po qeveria që ishte në atë kohë nuk pyesteQafzezi: A të ka hequr Lulzim Basha, shko kërkoja Lulzim Bashës, mua më ka hequr Edi RamaI shkarkuar nga bashkia: Ju nuk keni kauzë të drejtë, ju keni kauzën e SHQUP-itPas këtyre debateve pati edhe ofendime me fjalë banaleGrevisti: Nëse do bashkoheshe me ne duhet të kishe ardhur para 10 ditësh jo sot, ky është provokimE shkarkuara nga bashkia: Nuk është provokimGrevistët i drejtohen duke e kapur për dore: Eja me ne hyrë ne hyrë në çadërE shkarkuara nga bashkia:Si mund të vij me këtë fjalor që përdorni