Protesta në Francë kundër Frontit Kombëtar dhe Marine Le Pen
Francë- Mijëra studentë në Francë dolën në protesta kundër partisë së ekstremit të djathtë, Frontit Kombëtar, pas suksesit të saj në zgjedhjet europiane.Rreth 4 mijë studentë e manifestues protestuan në Paris në sheshin e Bastijës, ndërsa marshime më të vogla u zhvilluan në Toulouse, Bordeaux, Nantes, gjithashtu protesta pati edhe jashtë Parlamentit Europian në Strasburg.Në Paris, studentët lëshuan parulla kundër krahut të djathë. Një protestues ka thënë për 'Associated Press' se retorika kundër BE-së, një fjalim i urrejtjes, duke i hedhur poshtë të tjerët. Ata kishin planifikuar të përsërisnin skenën e 12 viteve më parë, kur babai i lideres aktuale të Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, shokoi vendin kur mundi rivalin e tij socialist në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.Në atë kohë 1.3 milionë persona vërshuan në rrugë në shenjë proteste, por kësaj here nuk ishte një protestë kaq masive. Në masën e protestuesve prej rreth 4200 personash shumica ishin gjimnazistë dhe studentë.Fronti Kombëtar doli e para në zgjedhjet e javës së kaluar, duke fituar 25% të votave dhe 24 vende në Parlamentin Europian. Partia, me lidere Marine Le Pen, është kundër emigracionit masiv, tregtisë së lirë dhe euros.Pas fitores së partisë së saj Le Pen deklaroi se do të ushtrojë presion mbi Presidentin francez Francois Hollande për të luftuar 'masat e çmenduara të tilla si votat për emigrantët'.Që kur mori drejtimin e partisë nga i ati në vitin 2011, 45-vjeçarja Marine Le Pen, e ka transformuar imazhin e partisë, dikur të njollosur nga lidhjet me antisemitizmin, duke u përpjekur që hap pas hapi ta bëjë një parti të qeverisë. Partia e Frontit Kombëtar është kundër emigracionit masiv, tregëtisë së lirë dhe euros.