Europol: 2 mijë europianë, pjesë e konfliktit në Siri

Nuk ka asnjë të dhënë zyrtare sesa qytetarë europianë kanë udhëtuar drejt Sirisë për të marrë pjesë në konfliktin atje, por sipas të dhënave të siguruara nga Europol, deri në fund të 2013-ës, dyshohet se një numër rreth 1200-2000 europianë janë bërë pjesë e luftimeve në Siri.Ky është raporti më i fundit i bërë publik nga Europol, policia e Bashkimit Europian me bazë në Hagë. Megjithatë theksohet në raport, nisur edhe nga zhvillimet e vazhdueshme në Siri dhe në rajonet më problematike të saj, dyshohet që numri të jetë konsiderueshëm më i lartë dhe mund të rritet edhe më shumë përgjatë 2014-ës.Sipas Europol, kufiri Turqi-Siri dyshohet se është një nga faktorët më të rëndësishëm për shumë qytetarë europianë për të marrë pjesë në konfliktin sirian në mënyrë vullnetare për shkak të lehtësirave për ta kaluar atë, ndryshe nga sa ndodh në kufirin për në Afganistan, Mali, Somali apo Jemen.Duket se Siria edhe për këtë vit do të mbetet destinacioni më i mirë i zgjedhur nga qindra e mijëra europianë për tu bërë pjesë e një konflikti, duke i përçarë mes tyre edhe shtetet anëtare të BE-së, për sa kohë që lufta në civile do të vazhdojë.Në raport theksohet në formë paralajmërimi se në valën e konfliktit në Siri, kërcënimet drejt BE-së mbeten rrezik potencial, pasi luftëtarët europianë që udhëtojnë drejt zonave të konfliktit, janë të aksesueshëm për të ekspozuar rrezikun në vendet ku ata kthehen.Nga korriku në shtator të 2013-ës, 9 persona janë arrestuar në Spanjë, pasi dyshohet se i përkisnin grupeve vullnetare që kanë luftuar në Siri, me grupin e Jabhat al-Nusra dhe me grupin islamik në Irak dhe Levant. Po ky grup, sipas Europol, besohet të ketë lidhje e kontakte në Marok, Belgjikë, Turqi dhe Siri, pjesë e të cilëve janë edhe djem të rinj, të cilët me dëshirë marrin pjesë në luftime, edhe në sulme vdekjeprurëse.Në korrik 2013, për shembull, një grua e lidhur me një hetim në një rrjet më të gjerë të rekrutuesve për Siri , u arrestua në Roterdam (Holandë). Ajo u lirua më vonë dhe arriti të udhëtojë atje vetëm. Arrestimet kanë ndodhur edhe pas individë të ndryshëm u kthyen nga Siria .Për shembull, në shtator 2013, policia britanike arrestoi dy shtetas britanikë (me origjinë pakistaneze), të dyshuar se kanë marrë pjesë në një kamp trajnimi në Siri. Shumë udhëtarë besohet se kanë financuar dhe organizuar udhëtimin e tyre për në Siri vetë. Disa përdorin automjete me qira, të cilat janë vjedhur dhe përdorë si transportit për në dhe brenda zonës së konfliktit Sirian.Bullgaria ka raportuar raste të izoluara, të cilët në rrugë e sipër për në Siri kanë kërkuar ndihmë nga kriminelët bullgarë, për të marrë dokumente të rreme të identitetit, thuhet në raportin e Europol. Ndër vendet më të lakuara në Europë, nga ku qindra djem e burra janë nisur vullnetarisht për të luftuar në Siri janë Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda dhe Britania e Madhe. Sipas Europol, vendosmëria e këtyre "luftëtarëve" ka të ngjarë të jetë forcuar në zonat e konfliktit dhe ata mund të kenë fituar aftësitë dhe kontaktet për të kryer sulme në BE./nzh/oranews online/