Apeli i Metës: Bashkëpunim politik për integrimin. Rama s'beson tek refklektimi i opozitës
Tirane- Ndërsa Shqipëria i afohet një periudhe vendimtare për integrimin, që nis me publikimin e raportit progresit të KE më 3 qershor dhe vendimin e statusit 20 ditë më pas, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, lëshon edhe një herë thirrjen për bashkëpunim mes palëve, si e vetmja rrugë për tiu bashkuar Bashkimit Europian.“Aderimi në BE duhet të shihet si një përpjekje e përbashkët për të ecur përpara dhe si një proces dobiprurës për qytetarët.Duke punuar sëbashku mazhorancë dhe opozitë jo vetëm që do të plotësojmë kushtet e BE, por do të arrijmë standard me të larta jo vetem në jetën institucionale dhe politike por edhe në atë ekonomike dhe sociale.”Por kryeministri Edi Rama, beson pak tek një reflektim i opozitës.“Ne shohim një dallim të madh të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe qeverisë së ikur falë zgjedhjeve të 23 qershorit.Për ta, procesi i integrimit ishte ligjshkrimi. Për ne, procesi i integrimi është proces ligjzbatimi.” Tha Rama.Më shumë se sa për kundërshtartin, apelet kryeministri i kanalizio tek BE“Krimi i organizuar është shumë më i bashkuar se Europa e bashkuar.Në Shqipëri nuk ka krim të organizuar shqiptar por një krim ndërkombëtar që ka një degë edhe në Shqipëri. Po të shohësh regjistrimet telefonike sheh telefonata të shumta me jashtë. Shqiptarët kanë avantazhin që flasin shumë gjuhë në të njëjtën kohë dhe ndaj preferohen nga këto organizata. Ndërveprimi duhet të jetë i menjëhershëm" tha Rama.Gjithashtu adresoi kërkesën për Shqipërinë e Kosovën"Ashtu siç i dha Serbisë hapjen e negociatave duhet t’i japë Shqipërisë statusin dhe Kosovës lirinë e vizave. Eshtë absurditet që në diktaturë lëviznin të lirë dhe tani që janë të pavarur jo” u shpreh Rama.sg/oranews online/