KLD vlerëson 10 gjyqtarë për vitet 2007-2008 në Tiranë e rrethe

Tirane- Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Zëvendëskryetarit z. Elvis Çefa, zhvilloi sot, datë 30.05.2014, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e çështjeve të mbartura nga mbledhja paraardhëse.Mbledhja nisi me diskutimet rreth Raportit të Kontrollit Tematik "Mbi dhunën në familje dhe masat e sigurimit për mbajtjen pa leje të armëve luftarake 01.01.2011-30.06.2012" të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Kontrollit me këtë tematikë iu nënshtruan 28 gjykata të vendit, nga të cilat 6 gjykata të apeleve dhe 22 gjykata të shkallës së parë. Në përfundim të diskutimeve anëtarët e Këshillit miratuan me unanimitet Raportin.Në vijim të rendit të ditës, anëtarët e Këshillit diskutuan dhe miratuan gjithashtu edhe Raportin e Kontrollit Tematik "Mbi ushtrimin e veprimtarisë së mësimdhënies nga gjyqtarët për vitin akademik 2012-2013" të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kontrollit me këtë tematikë iu nënshtruan 30 gjykata, nga të cilat 23 gjykata të shkallës së parë dhe 7 gjykata të apeleve.Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 10 (Dhjetë) gjyqtarët e mëposhtëm:1. Artan Hajredinaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë;2. Roland Jaupaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;3. Selvije Gjoçaj, Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;4. Anila Karanxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë;5. Genci Sinjari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;6. Ervin Trashi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;7. Eriol Roshi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;8. Entela Shedula, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë;9. Gentian Hamiti, Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;10. Rexhep Bekteshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.