Shqipëria merr 220 mln$ nga BB, Tuck: Qeveria të vazhdojë reformat e nisura

Tirane-Banka Botërore i jep zyrtarisht Shqipërisë 220 milionë dollarë.Dy marrëveshjet e huasë u nënshkruan sot në Kryeministri dhe 100 milion dollar është huaja për modernizimin e sektorit financiar e aprovuar me 15 maj si dhe 120 milionë huaja per Financat Publike e aprovuar me 29 maj.Per palen shqiptare marreveshjet u nenshkruan nga Ministri i Financave Shkelqim Cani dhe ne emer te Bankes Boterore nga Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyres se Bankes Boterore ne Tirane.Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck, tha se kjo hua do të bëjë të mundur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.Duke vlerësuar angazhimin e institucionit që ajo përfaqëson dhe potencialet e Shqipërisë për t’u zhvilluar ekonomikisht, Tuck kërkoi nga qeveria që të vazhdojë reformat e nisura strukturore ekonomike e fiskale.laura tuck“Stabilizimi makro-fiskal që keni filluar këtë vit duhet të vazhdojë për një periudhë afatmesme. Reformat kyç strukturore do të duhet të ndiqen me vendosmëri, sidomos për sa i takon thellimit të ristrukturimit të sektorit energjetik, krijimit të një klime më tërheqëse për investimet dhe rritjes së cilësisë të ofrimit të shërbimeve publike. Dëshiroj t'ju inkurajoj që të ruani bindjen që keni sot për ta çuar vendin përpara, pavarësisht nga zgjedhjet e vështira që kërkon kjo gjë. Mbështetja e parë financiare do të ndihmojë modernizimin e sektorit financiar me qëllim krijimin e një sektori financiar më të zhvilluar, më rezistent dhe më përfshirës. Mbështetja e dytë financiare u miratua dje nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore! Kjo mbështetje buxhetore lidhet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në sektorin publik dhe forcimin e administrimit të financave publike” tha ajo.Për kryeministrin Rama, marrëveshja është fundi i një marrëdhënieje të ndërlikuar dhe nisja e një bashkëpunimi të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.rama“Është një moment përmbylljeje dhe fillimi të ri të një vendi që po lë pas një periudhë tranzicioni dhe përplasjeje të vazhdueshme me hijet e së kaluarës. Sot simbolikisht mbyllet një kapitull bashkëpunimi herë i tensionuar, shpesh jo sa duhet intensiv dhe në shumë raste jo sa duhet efektiv. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje hapet një faqe e re në kapitullin e bashkëpunimit shumë më të ngushtë me partnerët ndërkombëtar për të ndryshuar dhe formësuar një shndërrim rrënjësor të vendit.Ne patëm një mbledhje të këshillit ekonomiko tregtar që ka në grupin e vetë një grup ekspertësh të nivelit të lartë botëror. Kënaqësi dhe krenari të dëgjonim nga goja e tyre vlerësime shumë të larta për marrëveshjen e nënshkruar sëfundmi. Morëm shumë përgëzime dhe lëvdata. Ashtu si atë ditë, ajo marrëveshje dhe kjo janë produkt i një pune që shkon përtej qeverisë. Ne kemi një meritë të vetme për të cilën jam krenar është se kemi arritur të krijojmë një frymë skuadre dhe formë të re bashkëpunimi”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.Rama e vlerësoi këtë kredi dhe u shpreh se shumë shpejt Drejtorisë së borxhit do ti jepet autonomi në mënyrë që politika të mos abuzojë me shifrat.Banka Botërore ka aprovuar këtë kredi me kushtin e shlyerjes brenda 23 viteve ndërkohë që 7 vitet e para interesi i kredisë do jetë 0 përqind,më pas fillon të rritet por përsëri mbetet kredi në terma të buta.  

 bk/ oranews online