Hetimet për drogën, Felaj: Betonizimi i aerodromeve ishte gjëja më e sigurtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2014, 12:48
Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar i ngritur për të hetuar akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake deklaroi se betonizimi i aerodromeve ishte gjëja më e sigurtë që duhej bërë."Ishte gjëja më e sigurtë që duhej bërë. Do e shpjegojmë pse," u shpreh Felaj.Në bashkëbisedimin me gazetarët, (për të cilën këta të fundit mësuan vetëm një orë para) deputetja e PS-së Ermonela Felaj njoftoi se nesër do të bëhej publike raporti ikëtij komisioni, ndërkohë që u tregua shumë e rezervuar në lidhje me përmbajtjen e këtij raporti. Sa gazetarët më shumë se dy herë e pyetën:"Përse na keni ftuar në këtë bashkëbisedim? Do të ishte më mirë që të na mblidhnit nesër kur të ishte bërë publike dhe raporti."