Rama: Absurde, Kosova lëvizte lirshëm në diktaturë sot i duhen viza

Tirane-  Kryeministri Edi Rama i bën thirrje liderëve të BE-së të jenë në lartësinë e duhur të besimit që i dhanë ballkanasit duke i pranuar në BE këtë vit që shënon dhe 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.Kryeministri duke e cilësuar të drejtë vendimin e BE-së për të hapur negociatat me Serbinë u shpreh se tani BE duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat ndërsa Kosovës të drejtën për të lëvizur. “ Për Kosovën është absurd më vete pasi lëviznin të lirë kur ishin në diktaturë dhe shkonin ku të donin ndërkohë që tani që janë të pavarur duhet të rrinë brenda sepse skanë viza.”Për Ramën liderët e BE-së nuk duhet të lënë shteg një zhgënjimi të ri, sepse Ballkani e ka treguar që luftën e ka shumë më të lehtë sesa paqen.“Me një Ballkan aty te dera me dyer të mbyllur, BE është shumë më pak i sigurtë. Dhe besoj shumë se ashtu si kundër me të drejtë BE i dha Serbisë hapjen e negociatave duhet ti japë Shqipërisë statusin e kandidatit, Kosovës lirinë për të lëvizur se dhe ky është absurd më vete, pasi lëviznin të lirë kur ishin në diktaturë dhe shkonin ku të donin ndërkohë që tani që janë të pavarur duhet të rrinë brenda sepse s’kanë viza.Në këtë kontekst të ri paqeje në vitin e parë të historisë së Ballkanit, 2014, që është pa konflikte që është 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore, nuk duhet ta harrojë asnjeri se çfarë u bë në Ballkan dhe 100 vjet iu desh Ballkanit të arrijë në këtë moment paqeje. Askush në Europë nuk duhet të harrojë se kjo paqe nuk erdhi se ballkanasit nuk bënë ndonjë gjë dhe as se ranë në dashuri me njëri tjetrin por sepse i vunë vetes perspektivën europiane mbi trashëgiminë e konfliktit.Të gjithë së bashku kuptuan se opinioni publik në Serbi, Kosovë, Shqipëri e kudo tjetër kërkon BE-në përtej konflikteve të së shkuarës. Është Europa fjala kyc që ka sjellë këtë paqe. Është Europa e Shumanit, është Europa e Zhan Mones, është Europa e Adenhaurit, e De Golit, e Helmut Kolit dhe e Fransua Miteranit që i ka bërë shqiptarët, serbët, malazezët dhe të gjithë të tjerët me rradhë, maqedonasit, boshnjakët, që të besojnë tek Europa. Tani, Europa e liderëve të sotëm duhet të jetë në lartësinë e këtij besimi të madh që njerëzit e këtij rajoni kanë, për të mos i lënë shteg një zhgënjimi të ri, sepse Ballkani e ka treguar që luftën e ka shumë më të lehtë sesa paqen. “Deklarata u bë sot gjatë konferencës ndërkombëtare me temë "Kuadri juridik dhe politik për përafrimin e legjislacionit" ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, Ministri i Drejtesësisë, Nasip Naço.