Ministrat e Financave të rajonit në Prishtinë, Cani: Luftë e përbashkët ndaj evazionit
Kosovë- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani mori pjesë sot në konferencën rajonale “Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal-Tejkalimi i sfidave ekonomike, rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe bashkimi i përpjekjeve kundër ekonomisë jorformale”, organizuar nga Ministria e Financave të Kosovës, ku i pranishëm ishte kryeministri, Hashim Thaçi.Për ministrin Cani, për të arritur një nxitje të mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, është e domosdoshme rritja e kontakteve ndërmjet shoqatave të bizneseve të vendeve tona për të identifikuar edhe më mirë hapësirat e mundshme të bashkëpunimit, ulja e mëtejshme e pengesave të tregtisë së lirë ndërmjet vendeve të rajonit dhe lufta efikase ndaj evazionit dhe ekonomisë informale.“Lokomotiva e gjithë veprimtarisë fiskale të vendeve tona, në fakt është biznesi, do të thotë ne marrim merita të merituara ose jo në varësi të lokomotivës. Nëse biznesi është një lokomotivë që tërheqë shpejtë dhe fuqishëm, kuptohet që edhe në vagonët s`do të na mbetet tjetër, veçse t`ju ndjekim, ose të tentojmë t`ju pengojmë, por zhurma do të jetë e madhe dhe do të ndjehet në publikë që ne nuk po bëjmë atë punë që duhet. Ne gjithë ishim në një mëndje që duhet të harmonizuar patjetër, duhet luftuar informalitetit duhet prosperitet. Gjithë puna është që ti vëmë sa më shpejtë në praktikë dhe lokomotiva të mos ketë asnjë pengesë në drejtimin e duhur” ka thënë Cani.Shqipëria ka përfunduar marrëveshjet e mos-taksimit të dyfishtë me vendet e rajonit. Shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit janë rritur nga viti 2001 në vitin 2007 me 313% në sasi dhe 471% në vlerë. Për vitet 2007-2013, vitet e krizës financiare botërore, 201% rritje shkëmbimesh në sasi dhe 183% në vlerë.Për Drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve, Shehaj, është shumë e rëndësishme që marrëveshjet e firmosura deri më tani më Kosovën, si shmangia e tatimit të dyfishtë, etj, të mos mbeten në letër, por kërkojnë që zbatimi i tyre të bëhet realitet me forcimin e strukturave të posaçme në luftën ndaj evazionit.Kurse drejtorja e përgjithshme e Doganave, Spiropali foli për nevojën e harmonizimit të procedurave doganore mes dy vendeve, risitë e kodit të ri doganor shqiptar që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2015 si dhe forcim të shkëmbimit të informacionit me vendet e rajonit.Konferenca e sotme në Prishtinë, pasonte takimin e zhvilluar një muaj më parë në Tiranë, me drejtuesit rajonalë të Tatimeve, ndërsa parashikohet një tur aktivitetesh në vende të tjera të rajonit, për të forcuar më tej luftën e përbashkët ndaj informalitetit. Në konferencë morën edhe pjesë Ministrat e Financave të Maqedonisë dhe Malit të Zi.