Durrës, makina përplas për vdekje një 36-vjeçar, po udhëtonte me motor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2014, 07:41
Durrës-Një aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari ka ndodhur në orët e vona të natës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kodra e Rushbullit” në aksin rrugor Durrës-Shijak.Sipas burimeve të policisë, motori me targa AF 601 është përplasur nga një mjet tip "Fiat" me targa AA 834 FO dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Alvin Muça, banues në Xhafzotaj.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit "Fiat" Pajtim Smoqi 40 vjeç.Ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.