Reforma territoriale, Marto: Për Himarën gërshetim mes variantit 39 dhe 47 njësi vendore

Reforma territoriale është një nga temat më aktuale që po diskutohet sot. Ajo është drejt fundit dhe janë zgjedhur dy variante të mundshme. Ajo me 39 njësi vendore dhe ajo me 47 njësi. Himara është një nga zonat që ka hapur diskutime për ndarjen administrativo-territoriale. Deputeti i PS Andra Marto njëkohësisht edhe anëtar i komisionit për reformën territoriale, u shpreh në Ora Intervistë me gazetarin Drini Zeqo, se për Himarën është menduar një gërshetim mes varianteve 39 dhe 47 njësi vendore, pasi varianti me 39 njësi vendore nuk e përfshin Himarën dhe zonat rreth saj.“Në diskutimin që u bë në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore, varianti me 39 njesi të qeverisjes vendore , nuk e përfshinte Himarën dhe disa zona të tjera në njësi më vete. Është diskutuar në komision dhe është menduar për Himarën , që mundet të kemi një gershetim ndërmjet dy varianteve me 39 dhe 47 njesi vendore”, u shpreh Marto.Sipas deputetit socialist kjo ndarje për Himarrën do të jetë efikase dhe gjeneron të ardhura dhe ofrojnë shërbime më të mira për ekonominë. Ai thekson se vlerëson propozimin e qeverisë për të zgjedhur këtë variant për Himarën.“Ndarja që po propozojmë është efikase , sepse nga të gjitha studimet që janë bërë, mund të jenë zona funksionale në kuptimin ekonomik , janë zona të cilat mund të gjenerojne të ardhura, mund të ofrojnë shërbime më të mira qytetarëve dhe mund të zhvillojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Këto janë parimet bazë dhe të kene një numër të caktuar sipërfaqe të popullësise , që u diskutua që numri mund të jetë rreth 30 mijë apo mbi 30 mijë shumica e njesive vendore . Janë marrë një sërë faktorësh dhe janë ndarë njësitë dhe po ti kthehemi variantit 39 do shikojmë që 36 njësi vendore janë qëndrat e ish rretheve , plus tre bashki që do krijohen me minoritetet. Vendimi ose propozimi për të zgjedhur këtë variant të qeverisë unë e quaj një propozim shumë pozitiv, i cili përputhet edhe me konventen ne kuadër të Këshillit të Europës, e cila orienton që minoritetet duhet të kenë njësitë e tyre vendore të qeverisjes”, tha deputeti Marto.Intervista e plotë me deputetin Andrea Martoandrea marto Ka një interes shumë të madh për reformën territoriale, po në anën tjetër ka edhe disa variante të cilat ende janë duke u shqyrtuar. Një pjesë e tyre janë seleksionuar , kanë mbetur disa versione. Sa i kënaqur jeni ju tani me punën që është bërë me reformën territoriale?Si deputet dhe si anëtar i grupit parlamentar për reformën , unë jam plotësisht i kënaqur nga puna e deritanishme. Është bërë një punë e madhe , shkencore , nga grupi i punës i drejtuar nga Ministri Çuçi , po ashtu është bërë një punë e madhe nga komisioni i drejtuar nga zoti Fino. Deri tani në bazë të vendimit të Kuvendit , komisioni ka realizuar objektivin deri në këtë fazë. Ka përzgjedhur dy nga variantet e paraqitura nga qeveria dhe këto variante i janë drejtuar tërë njësive të qeverisjes vendore në mbarë vendin. Dhe brenda dy muajsh do të merren opinionet dhe mendimet ndryshe nga të gjithë aktorët dhe faktorët e interesuar.Cila ka qënë pakënaqësia më e madhe që është reflektuar deri në këto momente për këto variante?Pakënaqësi ka pasur në nivele të ndryshme. Në komision kanë ardhur disa vërejtje , të cilat nuk dëshironin të bashkoheshin në njësi më të mëdha. Komisioni i ka shqyrtuar tërë këto vrejtje dhe ka menduar që pjesa më e madhe e tyre nuk qëndronin në logjikën e ndarjes të reformës administrative. Këto mendime ndryshe nuk shkonin , nuk përputheshin me parimet e ndarjes së re territoriale .Cilat janë përparësitë e kësaj ndarje , krahasuar më ndarjen e vjetër?Kjo ndarje e vjetër është në shumë njesi të vogla të qeverisjes vendore. Në kemi 373 njesi të qeverisjes vendore , nënkuptoj Bashki dhe Komuna . Dhe kemi gjithashtu edhe 12 Qarqe , që bëjnë gjithsej 385 njesi vendore. Është menduar se për një vend të vogël, me një popullsi të vogël siç e ka Shqipëria , janë të tepërt. Po kështu është vërtetetuar se këto njesi janë inefiçiente, si në shërbimin që ju ofrojnë qytetarëve , si në përformancën e tyre të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Një nga këto janë edhe shpenzimet . Shpenzimet për tërë administratën e 385 njesive vendore janë të mëdha për një vend si Shqipëria. Kjo reformë është e vonuar, duhet të ishte realizuar më përpara.Një nga zonat që ka hapur mjaft diskutime është edhe ajo e Himarës , ka patur mjaft opinione, njëra prej tyre ka qënë dhe në shtypin e ditës , ish-kryetari i bashkisë Bollano është shprehur se bashkimi me Vranishtin nuk do të ishte funksional. Cili është mendimi juaj për këtë deklaratë të zotit.Bollano?Në diskutimin që u bë në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore, varianti me 39 njesi të qeverisjes vendore , nuk e përfshinte Himarën dhe disa zona të tjera në njësi më vete. Është diskutuar në komision dhe është menduar për Himarën , që mundet të kemi një gershetim ndërmjet dy varianteve me 39 dhe 47 njesi vendore. Nuk është vetëm zona e Bregut , por jane dhe zona të tjera, zona e Tiranës dhe Kamza bashkë me Paskuqanin dhe Zall-Herri mund të jenë në Bashki më vete. Është folur për Lushnjen që mund të ketë një Bashki shtesë, Fieri mund të ketë një Bashki shtesë . Pra janë diskutime që u bënë në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore.Përse do të ishte efikase kjo ndarje që ju po propozoni ?Ndarja që po propozojmë është efikase , sepse nga të gjitha studimet që janë bërë, mund të jenë zona funksionale në kuptimin ekonomik , janë zona të cilat mund të gjenerojne të ardhura, mund të ofrojnë shërbime më të mira qytetarëve dhe mund të zhvillojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Këto janë parimet bazë dhe të kene një numër të caktuar sipërfaqe të popullësise , që u diskutua që numri mund të jetë rreth 30 mijë apo mbi 30 mijë shumica e njesive vendore . Janë marrë një sërë faktorësh dhe janë ndarë njësitë dhe po ti kthehemi variantit 39 do shikojmë që 36 njësi vendore janë qëndrat e ish rretheve , plus tre bashki që do krijohen me minoritetet. Vendimi ose propozimi për të zgjedhur këtë variant të qeverisë unë e quaj një propozim shumë pozitiv, i cili përputhet edhe me konventen ne kuadër të Këshillit të Europës, e cila orienton që minoritetet duhet të kenë njësitë e tyre vendore të qeverisjes.Nga ana e ketyre monoriteteve si është pritur ky propozim ?Nga kontaktet që kam patur mund të them që është pritur pozitivisht. Dhe duhet thënë që këto dy bashki , të cilat dhe përsonalisht i njoh mire, bashkia që duhet krijuar nga bashkimi i 5 komunave në zonën e Vurgut dhe bashkia që do formohet nga bashkimi i 3 komunave në zonën e Dropullit , janë bashki që kanë një numër të konsiderueshëm banorësh , janë bashki të cilat ofrojnë për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik .Cilat janë difektet që kanë këto Komuna kështu siç funksionojnë aktualisht ?Janë tepër të vogla, nuk kanë mundësi të zhvillojnë projekte në të gjithë zonën, nuk kanë burimet e nevojshme njerëzorë. Po keshtu shkurtimi i njesive vendore do ti jape mundësi Qeverisë që fondet ti investojë me drejt.Ka një përllogaritje se sa do të jetë përfitimi për këto zonat apo se si do të shkojë investimi në këto zona ?Llogaritje të sakta nuk ka në dijeninë time, unë po them 5 bashki dhe bashkimë te tilla që do të ndodhin, do të bëjnë një shkurtim të ndjeshëm të administratës , por kjo nuk duhet që të përkthehet për qytetarët se nuk do ketë më shërbime që ofrohen nga këto komuna dhe bashki në qëndrat që janë sot. Do të formohen qendra më të medha , por shërbimet bazë që ju ofrohen sot qytetarëve nga këto komuna , do tu ofrohen përsëri nga administratorë të këtyre komunave, të cilët do të caktohen nga bashkia që do ti përmbledhë.Ju vetë kemi ndonjë pakënaqësi për momente të caktuara të kësaj ndarje ?"Difekti" i kësaj reforme është mospjesmarrja e opozitës. Nuk duhet ta bëjmë tragjike që mospjesmarrja e opozitës do dështojë reformën. Mazhoranca është e vendosur që ta vazhdojë reformën edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Duke mos qenë opozita e pranishme , reforma do të shkojë deri në atë nivel që mos të nevojiten ndryshime kushtetuese .Nëse reforma do ishte nisur pak më heret, ndoshta palët do ta kishin gjetur atë gjuhën e komunikimit?Reforma dhe vendimi i komisionit ishte në kohën e duhur , po opozita nuk ka pranuar të marre pjesë në komisionin e reformës, duke mos dhënë një arsyetim të qëndrueshëm pse nuk u paraqit në komisionin e reformës. Dhe duhet thënë se vetë kjo qeveri kur ishte në qeveri e kishte në programin e saj qeverisës. Dhe ka deklaruar se s'mund ta realizonte se s'kishte numrat. Kuse sot ajo që kam dëgjuar është se mazhoranca e ka organizuar reformën për qellime elektorale . Opozita është e ftuar dhe në këto momente të marre pjesë dhe të jape variantin e saj.